Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapen lokalet me rregulla të reja, klientët përballë njëri – tjetrit

2020/05/18 at 12:03 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Hapen lokalet me rregulla të reja, klientët përballë njëri – tjetrit

Baret dhe restorantet do të hapen mëngjesin e së hënës, pas më shumë se dy muajsh mbyllje. Në një kohë kur Shqipëria llogarit numrin më të lartë të lokaleve për numër banorësh, duket se ky është edhe një bizneset , ku ka një numër të madh personash të punësuar. Për shkak të rrezikshmërisë së konsideruar e lartë për përhapjen e  COVID-19, ky lloj aktiviteti qe një ndër bizneset e fundit që do t’i rikthehen nesër punës. Megjithatë Ministria e Shëndetësisë, ka vendosur një sërë rregullash e portokollesh që duhet të ndiqen nga administratorët e këtyre subjektve, por edhe nga klientët. Kujtojmë, se nga dita e nesërme, fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe do të jetë deri në orën 21:00, ndërkohë që qytetarët nuk do të kenë më nevojën e autorizimit për të dalë.


Më poshtë rregullat e publikuara në portalin e –abania

Ky është një udhëzues i përkohëshëm gjatë kësaj faze dinamike të pandemisë COVID-19 dhe për këtë arsye do të rifreskohet sërish sipas nivelit të riskut.

Personeli i shërbimit apo të përgatitjes së ushqimit gjatë komunikimit me klientët ka kontakte afatshkurtra dhe afatgjata dhe ky komunikim sjell burime të mundshme të ekspozimit si dhe duke vijuar më pas me prekjen e hundës, gojës ose syve pas trajtimit të sendeve, parave ose produkteve që kanë prekur klientët me COVID-19. Për këtë arsye subjektet bar kafe ose restorante duhet të ndjekin udhëzimet si më poshtë:

  • Sipas rastit Administratori/Personi Fizik Tregtar/Personi Përgjegjës iAutorizuar/ (këtu e në vijim personi përgjegjës) kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të njoftojë menjëherë mjekun e familjes. Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt.
  • Për çdo rast personi përgjegjës lajmëron menjëherë strukturat përkatëse,veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.
  • Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe personin përgjegjës.
  • Çdo punonjës i bar – kafesë ose restorantit është i detyruar të deklarojë ndaj personit përgjegjës nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
  • Çdo punonjës i bar – kafesë ose restorantit që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë subjektin pronar. Punonjësi duhe të telefonojë 127-n dhe mjekun e familjes.
  • Subjekti i bar – kafesë ose restorantit lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.
  • Rekomandohet sa më shumë shërbim sherbim taksi (delivery) në adresë dhe mundësia e blerjes online/telefon.
  • Vajtja dhe ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.
  • Subjekti bar – kafe ose restorant, duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment, sapun, letër për pastrimin e duarve, maskat,dorezat dhe dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.
  • Në hyrje subjekti bar – kafe ose restorant, duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.
  • Personeli i punësuar duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse dhe maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.
  • Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të sigurojë higjienë korrekte të larjes së duarve. Punonjësit duhet të kryejnë higjienën e duarve rregullisht me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda. Mund të përdoret një higjenizues për duart me bazë alkooli që përmban të paktën 60% alkool, por ky proçes nuk është zëvendësues për pastrimin e duarve me ujë dhe sapun.
  • Higjiena e duarve duhet të përfshijë këto momente të rëndësishme:

      Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit;

      Pas përdorimit të tualetit;

      Pasi të keni kryer pastrimin e hundëve, pas kollitjes ose tështitjes;

      Pasi të keni veshur, prekur ose hequr maskën apo mbrojtësen e fytyrës;

      Para dhe pas ndërrimit të punës dhe në mënyrë periodike përgjatë punës;

      Para dhe pas ndërprerjes së punës;

      Pas prekjes së parave ose sendeve që janë trajtuar nga klientët, siç janë qeset ushqimore me një përdorim;

      Para se të vishni dhe hiqni dorezat me një përdorim;

      Të mos prekni sytë, hundën ose gojën;

  • Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur bryllin apo letër hundësh. Letra

hidhet menjëherë në kosh.

  • Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga bari ose restoranti me higjenizues me nivel përmbajtje alkooli 60% të vënë në dispozicion nga subjekti.
  • Subjekti bar apo restorant duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 1.5 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.
  • Rekomandohet shmangia e parasë “cash” dhe ofrimi i shërbimeve me kartë krediti.
  • Punonjësit e arkës dezinfektojnë duart pas çdo veprimi me “cash”.
  • Nëse pagesa bëhet në arkë subjekti i bar – kafesë ose restorantit duhet të vendosë xham mbrojtës (plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.
  • Punonjësit e shërbimit bar kafe ose restorant nuk duhet të prekin fytyrën, sytë apo maskën pasi të shkëmbejnë para në formatin letër apo monedhë.
  • Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.
  • Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të vendosë në sipërfaqen e ambjentit të hapur tavolinat, në atë mënyrë, që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2m.
  • Subjekti bar – kafe ose restorant për të ruajtur distancimin fizik me klientët duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe një korridor për daljen nga ambjenti. (në varësi të sipërfaqes në dispozicion)
  • Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike .
  • Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të vlerësojë uljen e orarit të punës për të kryer pastrimin dhe dezinfektimin mjedisor në mënyrë sistematike.
  • Personat e tretë si furnizuesit dhe shpërndarësit të lejohen vetëm të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse dhe më pas te kryhet dezinfektimi i duarve.
  • Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të sigurojë pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve me nivel të lartë prekje të shpeshta, si: dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve.
  • Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambjentit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes të paktën 2 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Produktet përdoren nga prodhuesi/shitësi në përputhje me udhëzimet përkatëse të Minsitrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
  • Punonjësit gjatë punës apo ndërimit të turneve nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.
  • Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.
  • Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit për subjektet, sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/ çdo person tjetër palë e tretë, që hyn e del në ambientet e brendshme sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.
  • Subjekti bar – kafe ose restorant të afishojë të plotë protokollin sipas tekstit të miratuar.
  • Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit bar – kafe ose restorant.

 

 

 

 

 

Etiketa: hapjelokalrregulla te reja


Ju sugjerojmë

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi
Kronikë

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi

27 Gusht, 2025 11:00 pm
SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
Bota

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

27 Gusht, 2025 10:15 pm
Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
Bota

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

27 Gusht, 2025 9:16 pm
Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
Rajoni

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

27 Gusht, 2025 8:38 pm
Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe
Rajoni

Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe

27 Gusht, 2025 8:16 pm
Probleme shëndetësore për Massimo Moratin, shtrohet në spital në terapi intensive
Sport

Probleme shëndetësore për Massimo Moratin, shtrohet në spital në terapi intensive

27 Gusht, 2025 7:43 pm
Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

27 Gusht, 2025 7:39 pm
Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj
Life Style

Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj

27 Gusht, 2025 7:20 pm
Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar
Kronikë

Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar

27 Gusht, 2025 6:48 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

27 Gusht, 2025 6:12 pm
Para
Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 18 maj 2020

Parashikimi i motit, 31 janar 2020

Parashikimi i motit, 18 maj 2020

Koronavirusi/“Po humbasim njerëz”, Rama: Kemi hyrë në një javë të vështirë

Teatri i ri Kombëtar, Rama: Nesër do të ketë pëlqimin e të gjithëve
















TE FUNDIT

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi
27 Gusht, 2025

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjola Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci Volos të...

Lexo më shumë

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
27 Gusht, 2025

Mesha e mëngjesit në kishën e shkollës katolike ku studionin u kthye në makth për nxënësit në Minneapolis, kur një...

Lexo më shumë

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
27 Gusht, 2025

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë...

Lexo më shumë

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
27 Gusht, 2025

Dy persona në Kroaci janë arrestuar nën akuzën për spiunazh në favor të Serbisë. Në pranga ka rënë një pilot i Forcave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com