Aktualitet

Hapen aplikimet online për certifikimin e operatorëve detar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 08/02/21 |
Opi Nion

Tashmë çdo operator i turizmit detar mund të aplikojë online për t’u certifikuar që më pas të ketë mundësi të ushtrojë aktivitetin.

Lajmi për hapjen e procedurave është konfirmuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i cili tha se aplikimi mund të kryehet përmes e-Albania.

Ndërkohë, në paketën ligjore parashikon 0 TVSH për Jahtet, që regjistrohen në Shqipëri me flamurin shqiptar. Ministri Klosi theksoi se po punohet edhe për krijimin e infrastrukturës në porte.

Është një biznes i vështirë nga ata që e realizojnë dhe këtu kemi kolegë, bashkëpunëtorë që kanë dekada që e bëjnë turizmin detar, por që ka ardhur koha që dhe këto operatorë të jenë të licencuar, të mbrojtur nga ligji në aktivitetet e tyre. Kërkesat e para kanë ardhur dhe regjistrimet e para do të ndodhin në ditët në vazhdim. Spanja për gjithë këto mjete ka 12 %, Italia e 22 %, Greqia e ka 23%, Franca 20, Kroacia 13 deri 25, Mali i zi 9. Pra në jemi shumë atraktiv për sa i përket regjistrimit me Flamurin Shqiptar”.-tha Klosi /Opinion.al

Pas