Hamasi i ka kërkuar OKB-së që të dërgojë një komision për të verifikuar narrativën e rreme të Izraelit për spitalet në Gaza.
Hamasi i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të dërgojë një delegacion për të verifikuar nëse janë të vërteta apo jo akuzat e Izraelit se spitalet në Gaza po përdoren si baza ushtarake, transmeton La Repubblica.
Ndwrkohw, Forcat e Armatosura izraelite kanë bërë me dije se rreth tridhjetë raketa të lëshuara drejt Izraelit nga territori libanez janë regjistruar në orët e fundit.
Raketat u lëshuan nga Libani drejt Galilesë Perëndimore dhe Krayot pranë Haifës. Hamasi ka marrë përgjegjësinë për aksionin, duke specifikuar se janë lëshuar 16 raketa, transmeton La Repubblica.