Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hamasi i kërkon Uashingtonit të ushtrojë trysni ndaj Izraelit për armëpushim në Gazë

2024/09/06 at 6:51 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Hamasi i kërkon Uashingtonit të ushtrojë trysni ndaj Izraelit për armëpushim në Gazë

Kryenegociatori i Hamasit me bazë në Katar Khalil al-Hayya u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të “ushtrojnë presion real ndaj Netanyahut dhe qeverisë së tij” për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gazë.


Komentet vijnë ndërsa Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë “se nuk ka ndonjë marrëveshje në prag të nënshkrimit”.

“Fatkeqësisht, nuk jemi afër një marrëveshjeje, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i çuar ata (Hamasin), në pikën ku të bëjnë një marrëveshje”, tha zoti Netanyahu për mediat amerikane.

Të dyja palët kanë shkëmbyer akuza, duke fajësuar njëra-tjetrën për ngecje të bisedimeve për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh. Zoti Netanyahu ndërkohë po përballet edhe me trysni të brendshme për të nënshkruar një marrëveshje, pas vdekjes së fundmi të gjashtë pengjeve në Gazë.

Zoti Netanyahu këmbëngul se Izraeli duhet të mbajë kontrollin mbi Korridorin e Filadelfit përgjatë kufirit Egjipt-Gazë për të parandaluar kontrabandën e armëve të Hamasit, sulmi terrorist i të cilit, më 7 tetor ndaj Izraelit, u bë shkak për nisjen e luftës.

Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga rajoni dhe të enjten tha se qëndrimi i zotit Netanyahut “synon të pengojë arritjen e një marrëveshjeje”.

Grupi militant palestinez thotë se një marrëveshje e re do të ishte e panevojshme, pasi ata kishin rënë dakord muaj më parë për një armëpushim të kërkuar nga Presidenti Biden.

“Ne paralajmërojmë që të mos biet në grackën e Netanyahut, i cili i përdor negociatat për të zgjatur agresionin kundër popullit tonë”, thuhej në deklaratën e grupit militant.

Uashingtoni ka bërë një propozim që thotë se do ta ngushtonte hendekun mes palëve ndërluftuese dhe sipas sekretarit të Shtetit Antony Blinken Izraeli dhe Hamasi kanë dakord për “90 për qind të tij”.

“Është realisht detyrë e të dyja palëve të bien dakord edhe për çështjet e mbetura”, tha zoti Blinken gjatë një vizite në Haiti.

Gjatë protestave në disa qytete izraelite këtë javë, kritikët e zotit Netanyahu e kanë fajësuar atë për vdekjen e pengjeve, duke thënë se ai ka refuzuar të bëjë lëshimet e nevojshme për të arritur një marrëveshje për armëpushim.

“Ne do të bëjmë gjithçka për t’i kthyer pengjet. Edhe nëse udhëheqësit nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, ne do ta bëjmë”, tha Gil Dickmann, kushëriri i Carmel Gat, një prej gjashtë pengjeve, trupat e të cilëve u gjetën në një tunel të Gazës, javën e kaluar.

Zoti Dickmann mori pjesë në një tubim në Tel Aviv të enjten në mbrëmje. Sipas një gazetari të agjencisë së lajmeve franceze ‘AFP’, turmat e njerëzve protestuan duke mbajtur në krah arkivolë bosh, si shprehje e zëmërimit të tyre me qëndrimin e qeverisë.

Ndërmjetësi kryesor, Katari, ka thënë se qasja e Izraelit “bazohej në një përpjekje për të falsifikuar faktet dhe për të mashtruar opinionin publik botëror duke përsëritur gënjeshtra”.

Lëvizje të tilla “do të çojnë përfundimisht në shkatërrimin e përpjekjeve për paqe”, paralajmëroi Ministria e Jashtme e Katarit.

Sipas shifrave zyrtare izraelite, sulmi i 7 tetorit nga Hamasi rezultoi në vdekjen e 1205 personave, kryesisht civilë, ku përfshihen edhe disa pengje të vrarë ndërsa ndodheshin në duart e militantëve.
Nga 251 pengje të kapur nga militantët palestinezë gjatë sulmit, 97 vazhdojnë të jenë në Gazë, përfshirë 33, që ushtria izraelite thotë se kanë vdekur.

Ofensiva e Izraelit në Gazë ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 40,878 personave, sipas ministrisë së Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi, që nuk bën dallim mes viktimave civile dhe militantëve.

Shumica e të vdekurve janë gra dhe fëmijë, sipas zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ndërkaq Izraeli vazhdoi bombardimet gjatë natës deri të premten. Një korrespondent i AFP-së njoftoi për një shpërthim të madh në lindje të qytetit të Gazës.

Gjashtë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pas një sulmi ajror izraelit ndaj një shtëpie në juglindje të qytetit, njoftoi të premten Agjencia e Mbrojtjes Civile të Gazës.

Sulmi i përgjakshëm në Bregun Perëndimor

Ndërkohë që Izraeli vazhdon ofensivën e tij në Gazë, Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se ushtria duhet të përdorë “të gjithë fuqinë” kundër militantëve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Këto organizata terroriste që kanë emra të ndryshëm, qoftë në Nur al-Shams, Tulkarem, Fara apo Xhenin, duhet të zhduken”, tha ai, duke iu referuar qyteteve dhe kampeve të refugjatëve, ku po zhvillohet një operacion ushtarak izraelit.

Ushtria izraelite tha të enjten se kishte “kryen tre sulme nga ajri, me objektiv terroristët e armatosur” në zonën e Tubas, e cila përfshin kampin e refugjatëve Fara.
Si pasojë e një sulmi ndaj një makine u vranë pesë persona të moshës 21 deri në 30 vjeç, si dhe u plagosën dy të tjerë, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Organizata Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze bëri të ditur se ushtria izraelite kihste dorëzuar trupin e pajetë të një 17-vjeçari, dhe shtoi se mjekët ishin penguar që ta merrnin, kur ai ishte plagosur.

Sipas shifrave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë, Izraeli ka vrarë të paktën 36 palestinezë në Bregun Perëndimor që kur filloi sulmin më 28 gusht, mes tyre fëmijë dhe militantë.

Një ushtar izraelit u vra në Xhenin, ku është shënuar edhe numri më i madh i viktimave palestineze.

Vaksinimi kundër poliomielitit

Bombardimi i Gazës nga Izraeli e ka kthyer pjesë të mëdha të territorit në gërmadhë. Shkatërrimi i infrastrukturës së ujësjellësve dhe kanalizimeve është bërë shkak për përhapjen e sëmundjes së poliomielitit.

Kriza humanitare ka çuar në diagnostikimin e rastit të parë në Gazë në 25 vjet, duke nxitur një përpjekje masive vaksinimi, që nisi të dielën, me “pauza humanitare” të përqëndruara në disa zona ku zhvillohen luftime.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se rreth 200,000 fëmijë në Gazën qendrore kishin marrë dozën e parë të vaksinës, dhe se të enjten kishin kryer vaksinim në jug, përpara se mjekët të zhvendoseshin në veri të rajonit.

Louise Waterridge, zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë, paralajmëroi megjithatë se aksioni i vaksinimit në jug mund të mos arrijë të gjithë fëmijët, pasi disa nuk banojnë në zonat e përcaktuara ku Izraeli ka rënë dakord për pauza në luftime.

Fushata synon të vaksinojë plotësisht më shumë se 640,000 fëmijë, të cilët duhet ta marrin dozen e dytë pas rreth katër javësh./VOA



Ju sugjerojmë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

9 Janar, 2026 3:53 pm
Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?
Bota

Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?

9 Janar, 2026 3:51 pm
Lideri suprem i Iranit kërcënon Trump-in
Bota

Lideri suprem i Iranit kërcënon Trump-in

9 Janar, 2026 3:49 pm
Para
Pas skandalit me të dashurën në Ministrinë e Kulturës, dorëhiqet ministri italian! Emërohet menjëherë pasuesi 

Pas skandalit me të dashurën në Ministrinë e Kulturës, dorëhiqet ministri italian! Emërohet menjëherë pasuesi 

“Vota e lirë vdes pa hyrë në kuti”, Berisha-demokratëve: Këto 9 muaj duhet të kalojmë nga mbrojtja në sulm! 

“Vota e lirë vdes pa hyrë në kuti”, Berisha-demokratëve: Këto 9 muaj duhet të kalojmë nga mbrojtja në sulm! 

Mblidhet grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, ministri Vengu: Qëndrojmë në krah të miqve tanë!

Mblidhet grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, ministri Vengu: Qëndrojmë në krah të miqve tanë!
















TE FUNDIT

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
9 Janar, 2026

Më shumë se 50 protestues janë vrarë në Iran që nga fillimi i protestave antiqeveritare më 28 dhjetor, tha një...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
9 Janar, 2026

Nuk ka asgjë që mund ta ndalojë Donald Trump, e madje as ligji ndërkombëtar. I pyetur në një intervistë për...

Lexo më shumë

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
9 Janar, 2026

Erëra të forta goditën Francën dhe Britaninë të premten, ndërsa stuhia Goretti përfshiu Evropën Veriore, duke lënë qindra mijëra familje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com