Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hamasi: Diskutimet mbi pengjet do të nisin kur të mbarojnë luftimet

2023/10/10 at 2:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 1 min
A A
Hamasi: Diskutimet mbi pengjet do të nisin kur të mbarojnë luftimet

Lëvizja palestineze Hamas ka informuar se nuk planifikon të angazhohet në bisedime për fatin e pengjeve të saj izraelitë për sa kohë që luftimet vazhdojnë, tha shefi i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

“Ne kemi informuar të gjitha palët se rastet e robërve tanë izraelitë nuk do të hapen derisa të mbarojnë luftimet,” vuri në dukje ai.

Haniyeh shtoi se “çështja e izraelitëve të robëruar do të jetë e mundur të zgjidhet vetëm me kushtet e Hamasit”.

Sipas Haniyeh, operacioni që luftëtarët radikalë po kryenin në Izrael është “një luftë palestineze, si për sa i përket vendimit për operacionin dhe zbatimit të tij”.

Musa Abu Marzouk, një zyrtar i lartë i Hamasit, më herët njoftoi kapjen e të paktën 100 pengjeve të tjera, të cilët, sipas burimeve palestineze, përfshijnë trupa izraelite, përkatësisht oficerë të rangut të lartë, së bashku me civilë. Pak para kësaj, Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik Ziyad al-Nakhalah pretendoi se mbi 30 qytetarë izraelitë ishin kapur në një zonë në kufi me Rripin e Gazës. Sipas tij, në mesin e të kapurve ka pjesëtarë të shërbimit izraelit dhe kolonë hebrenj.

Më 7 tetor, anëtarët e lëvizjes radikale palestineze të Hamasit hynë në Izrael pas një sulmi me granatime nga Gaza. Sipas të dhënave të fundit, përleshjet dhe sulmet kanë vrarë pothuajse 800 palestinezë dhe kanë lënë mbi 4000 të plagosur. Rreth 800 izraelitë kanë humbur jetën dhe mbi 2000 janë plagosur./Opinion.al

Etiketa: izraelpalestinePENGJE

Ju sugjerojmë

Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor
Kronikë

Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor

14 Dhjetor, 2025 9:05 am
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

14 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

E Diel me diell, si pritet të jetë moti sot

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 14 dhjetor 2025

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Para
“Video ku pengjet luten për jetën e tyre”, prindërve izraelitë u kërkohet të heqin rrjetet sociale nga telefonat e fëmijëve

"Video ku pengjet luten për jetën e tyre", prindërve izraelitë u kërkohet të heqin rrjetet sociale nga telefonat e fëmijëve

Opinion/ Pengje dhe bomba, palestinezët sulmojnë Izraelin! (9 Tetor 2023)

Opinion/ Pengje dhe bomba, palestinezët sulmojnë Izraelin! (9 Tetor 2023)

Lideri Iranian: Puthim duart e atyre që planifikuan sulmin

Lideri Iranian: Puthim duart e atyre që planifikuan sulmin

TE FUNDIT

Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor

Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor
14 Dhjetor, 2025

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit....

Lexo më shumë

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
14 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar “hakmarrje” pasi dy ushtarë amerikanë dhe një civil u vranë në Siri në një...

Lexo më shumë

E Diel me diell, si pritet të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
14 Dhjetor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 14 dhjetor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
14 Dhjetor, 2025

Dashi Ngjarjet shoqërore mund të sjellin disa kontakte të reja emocionuese në rrugën tuaj. Nëse keni menduar të hyni në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com