Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hamas: Respektimi i armëpushimit, e vetmja mënyrë për të liruar pengjet

2025/02/11 at 8:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Hamas: Respektimi i armëpushimit, e vetmja mënyrë për të liruar pengjet

Pasi Presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohej se marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit do të anulohej, nëse të gjithë pengjet nuk liroheshin deri të shtunën, një zyrtar i grupit militant palestinez tha se e vetmja mënyrë për të liruar pengjet është respektimi i kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.


Zoti Trump e bëri deklaratën pasi grupi Hamas akuzoi Izraelin për shkelje të armëpushimit dhe u kërcënua me shtyrjen e lirimit të tre pengjeve, që sipas armëpushimit, duhet të lirohen të shtunën.

“Sa më përket mua, nëse të gjithë pengjet nuk kthehen deri në orën 12 të së shtunës, mendoj se është koha e duhur, do të thoja, anulojeni dhe le të shpërthejë lufta”, u tha Presidenti Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Të martën, zyrtari i lartë i Hamasit Sami Abu Zuhri u tha gazetarëve se komentet e Presidentit Trump e komplikojnë armëpushimin.

“Trump duhet të kujtojë se ekziston një marrëveshje që duhet respektuar nga të dyja palët dhe kjo është mënyra e vetme për të rikthyer të burgosurit”, tha ai. “Gjuha e kërcënimeve nuk ka asnjë vlerë dhe vetëm i ndërlikon gjërat”.

Grupi militant Hamas tha të hënën se asnjë peng tjetër nuk do të lirohej deri në një njoftim tjetër. Grupi, i përcaktuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, akuzoi Izraelin për vonimin e kthimit të palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore, megjithëse tashmë qindra mijëra prej tyre janë kthyer.

Gjithashtu, grupi militant tha se palestinezët ishin në shënjestër “nga sulme ajrore dhe të shtëna me armë në zona të ndryshme” dhe shtoi se Izraeli ka dështuar “të lehtësojë hyrjen e ndihmave humanitare siç është rënë dakord”. Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara tha se 12,600 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Gazë që nga fillimi i armëpushimit dhe se është tejkaluar rreziku për uri.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz thotë se çdo vonesë nga Hamasi do të ishte “shkelje e plotë” e marrëveshjes së armëpushimit. Ai vendosi ushtrinë izraelite në nivelin më të lartë të gatishmërisë.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit muajin e kaluar, grupi Hamas ka liruar 21 pengje dhe Izraeli ka liruar më shumë se 730 të burgosur. Shkëmbimi i radhës të shtunën parashikon lirimin e tre izraelitëve të tjerë në këmbim të qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Në Paris, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres i bëri thirrje Hamasit që t’i përmbahet lirimit të planifikuar të pengjeve.

“Ne duhet të shmangim me çdo kusht rifillimin e armiqësive në Gazë që do të çonte në një tragjedi të madhe”, tha ai. “I bëj thirrje Hamasit që të vazhdojë me lirimin e planifikuar të pengjeve të shtunën”.

“Të dyja palët duhet të respektojnë plotësisht angazhimet e tyre në marrëveshjen e armëpushimit dhe të rifillojnë negociatat serioze në Doha për fazën e dytë”, tha zoti Guterres.

Plani për Gazën

Presidenti Trump ka propozuar zhvendosjen e palestinezëve që jetojnë në Gazë në vende të tjera. Sipas planit të tij, Shtetet e Bashkuara do të merrnin nën kontroll Gazën dhe palestinezët nuk do të kishin të drejtë të ktheheshin.

Në një intervistë me rrjetin amerikan ‘Fox News’ të transmetuar të hënën, ai e quajti planin e tij për territorin përgjatë brigjeve të Detit Mesdhe një “plan për zhvillimin e pasurive të paluajtshme në të ardhmen”.

“Unë do ta merrja nën kontroll”, tha ai, duke shtuar se 2.3 milionë palestinezë, që tani jetojnë në Gazën e shkatërruar nga lufta, do të zhvendoseshin në gjashtë vende të tjera, sipas një plani që, si bota arabe, ashtu dhe aleatët dhe kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara, e kanë hedhur poshtë.

Presidenti Trump u takua në Shtëpinë e Bardhë me Mbretin e Jordanisë Abdullah, të martën.

“Unë mendoj se ai (Mbreti Abdullah) do të pranojë” refugjatë, tha Presidenti Trump të hënën për udhëheqësin e Jordanisë.

I pyetur nëse ai do të ndalonte ndihmën për Jordaninë dhe Egjiptin nëse ata refuzonin ta bënin një gjë të tillë, Presidenti Trump tha: “Po, ndoshta, sigurisht, pse jo … nëse ata nuk bien dakord, unë do ta ndaloja ndihmën për ta”.

Mbreti Abdullah ka refuzuar çdo përpjekje për aneksimin e territorit dhe zhvendosjen e palestinezëve. Ai pritet t’i thotë Presidentit Trump se një veprim i tillë mund të nxisë radikalizmin, të përhapë kaos në rajon, të rrezikojë paqen me Izraelin dhe të kërcënojë mbijetesën e vendit të tij.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty i tha Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio të hënën se shtetet arabe refuzojnë planin për të zhvendosur palestinezët dhe që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin mbi Rripin e Gazës.

Ministri i jashtëm egjiptian Abdelatty theksoi rëndësinë e qëndrimit të palestinezëve në Gazë ndërsa territori rindërtohet.

Pas takimit, Departamenti i Shtetit lëshoi një deklaratë që nuk e përmend drejtpëdrejt planin e Presidentit Trump, por shton se Sekretari Rubio “përsëriti rëndësinë e bashkëpunimit të afërt për të punuar drejt planeve pas përfundimit të luftës për sigurinë dhe qeverisjen e Gazës. Deklarata gjithashtu thekson që grupi Hamas nuk duhet kurrë të qeverisë Gazën apo të kërcënojë Izraelin sërish.

Kushtet e armpushimit

Gjatë gjashtë javëve të para të armëpushimit, grupi Hamas liroi gradualisht 33 pengje izraelite që i kishte marrë gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit 2023. Pengjet u liruan në këmbim të ndalimit të luftimeve, të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli dhe lejimit të ndihmave humanitare në Gazë.

Marrëveshja gjithashtu thotë se ushtria izraelite do të tërhiqet nga zonat e populluara në Gazë si dhe do të lirojë korridorin Netzarim që ndan pjesën veriore nga ajo jugore të Rripit të Gazës.

Të dielën trupat izraelite u tërhoqën nga ky korridor. Kjo lejoi që më shumë palestinezë të kthehen në pjesën veriore, ku ata jetonin më parë, zonë që ka përjetuar shkatërrime të mëdha.

Në fazën e dytë, të gjithë pengjet e mbetura do të lirohen në këmbim të tërheqjes së plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës dhe të sigurohej “qetësi e qëndrueshme”. Detajet për fazën e dytë janë ende të paqarta dhe duhet të negociohen.

Lufta në Gazë filloi pas sulmit terrorist të Hamasit në tetor të vitit 2023 në Izrael gjatë të cilit 1200 vetë u vranë dhe u morën peng 250 të tjerë. Sipas të dhënave të zyrtarëve shëndetësorë të Gazës që kontrollohen nga Hamasi, përgjigja ushtarake e Izraelit shkaktoi vrasjen e mbi 47 mijë njerëzve. Izraeli thotë se në numrin e të vdekurve janë të përfshirë edhe 17 mijë militantë./VOA



Ju sugjerojmë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Para
Analistët, kritika Kurtit për ofendimet ndaj opozitës

Analistët, kritika Kurtit për ofendimet ndaj opozitës

Shqipëria, vendi ideal për arratisje mesdhetare

Shqipëria, vendi ideal për arratisje mesdhetare

“E pashë kur i gjuajti te shpina”, bashkëjetuesi e rreh në sy të fëmijës dhe zhduk valixhet e pamjet e kamerave

“E pashë kur i gjuajti te shpina”, bashkëjetuesi e rreh në sy të fëmijës dhe zhduk valixhet e pamjet e kamerave
















TE FUNDIT

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
13 Maj, 2025

Fiton mes shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës, mban zonat e jugut dhe qendrës dhe thuajse pushton edhe veriun, bastionin e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dita e martë parashikohet me mot fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dashi Asnjëherë nuk është vonë për të filluar në një rrugë të ndryshme në jetë. Nëse ka diçka që ju...

Lexo më shumë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com