Hamas ka deklaruar se nuk do të lirojë asnjë nga pengjet izraelite që mban aktualisht, nëse Izraeli nuk ndalon tërësisht sulmet ushtarake në Gaza.
“Nuk do të ketë marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve apo negociata që zhvillohen nën sulmet e Izraelit”,- ka deklaruar grupi palestinez, duke theksuar se ishte “i hapur ndaj çdo nisme që mund t’i japë fund kësaj lufte gjenocidale izraelite”,- raporton Jerusalem Post .
Po ashtu, Hamas komentoi edhe hipotezat për menaxhimin dhe rimëkëmbjen e Gazës pas përfundimit të luftës, duke nënvizuar ajo është një “çështje e brendshme dhe vendoset vetëm nga një lidership palestinez që përfaqëson të gjithë popullin tonë”.