Aktualitet

Halloween/ Policia merr masa për të ndaluar festimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:11 - 31/10/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit njofton se po merr masa të për mos lejuar organizimet dhe festimet gjatë fundjavës, veçaërisht mbrëmjen e 31 Tetorit që përkon me Halloëeen, që sikurse është bërë traditë shoqërohet me grumbullime dhe aktivitete.

“Duke marrë parasysh festën e Halloween-it, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar të gjitha strukturat në të gjitha qarqet që të marrin masa për të mos lejuar organizime e festime, pasi janë burim potencial për të përhapur virusin COVID-19”, njofton policia.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu,  gjatë inspektimit në “Ish-Bllok” dhe zona të tjera të Tiranës, u ka kërkuar drejtuesve të DVP Tiranë, masa më të shtuara në fundjavë, me qëllim  parandalimin e  përhapjes së COVID-19.

“Nisur nga shtimi i rasteve, Drejtor Veliu ka theksuar gjatë komunikimeve me punonjësit e Policisë në terren se duhet një impenjim më i madh i Policisë në fundjavë, duhet të ushtrohen kontrolle të herëpashershme në lokale dhe kontrolle të pandërprera në sheshe, bulevarde, parqe e në çdo ambient publik dhe duhet ndëshkuar me gjobë cilindo që nuk respekton masat dhe protokollet e sigurisë”, njofton policia duke bërë të ditur se vetëm mbrëmjen e djeshme janë vendosur 85 gjoba me vlerën 3.000 lekë secila për të rinjtë që qarkullonin pa respektuar distancimin social dhe pa vendosur maskë./Opinion.al

Pas