Pas sulmeve nga Izraeli, ka ardhur edhe reagimi nga Irani. Sipas mediave ndërkombëtare, Teherani ka lëshuar rreth 100 raketa balistike drejt Izraelit.
Shpërthime janë raportuar në Tel Aviv dhe Jerusalem. Më herët Izraeli kishte goditur impiantin bërthamor në Isfahan.
“Pak çaste më parë, me lëshimin e qindra raketave të ndryshme balistike drejt territoreve të pushtuara, ka filluar operacioni i përgjigjes vendimtare ndaj sulmit të egër të regjimit zionist”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve të Iranit, IRNA.
Mësohet se në Tel Aviv është parë tym dhe janë dëgjuar shpërthime. Njëjtë edhe në Jeruzalem…