Kronikë

Hakmarrjet mes bandave shqiptare në Greqi, mediat greke lidhin 3 ekzekutimet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 25/12/22 |
Opi Nion

Mediat greke kanë publikuar pista të reja hetimi që janë hapur lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve, Armando Organaja dhe Kreshnik Çerçizaj brenda një lokali në Athinë.

Ekipi i DIAS ka hetuar vende të ndryshme për ngjarjen e ndodhur në Nea Smyrna.

Sipas një oficeri të policisë greke ka dyshime se dy ekzekutimet gjakftohtë kanë të bëjnë me një rast të trafikut të drogës dhe nxitjes së mosmarrëveshjeve me ish-bashkëpunëtorëve. Sipas hetimeve, autori që ekzekutoi dy shqiptarë mund të jetë i njëjti që më herët, në maj të vitit 2021 ka ekzekutuar 32 vjeçarin Aris Papa brenda një lokali në Athinë dhe 39-vjeçarin Dikenc Halili.

Ndër të tjera mediat greke shkruajnë se tre sulme vrasëse me ngjashmëri të habitshme po rishqyrtohen nga policia.

Tashmë drejtuesit e policisë greke po shqyrtojnë seriozisht mundësinë që urdhri për vrasjen e Armando Organajës dhe Kreshnik Çerçizaj të ketë ardhur nga të burgosurit shqiptarë në burgjet e Greqisë Jugore./Opinion.al

Pas