Kronikë

Hakmarrje për babain,prokuroria kërkon 8 vite burg për 17vjeçarin që vrau bashkëfshatarin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:07 - 26/09/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 8 vite burgim për 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin Janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin Lek Lekgjonaj.

Prokurori ka ngritur akuzat Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

Sipas organit të akuzës, Florian Përvathi e ka kryer krimin me paramendim, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babain kur Floriani ishte 4 vjeç.

Pistoletën e krimit, prokuroria dyshon se 17-vjeçari e gjeti në Shkodër 1 vit më parë, , ndërsa armën pistoletë e kishte siguruar në Shkodër rreth 1 vit para ngjarjes.

Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyre me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij. 17-vjeçari nuk u largua nga vendngjarja pas krimit. Ai u vetëdorëzua në polici duke treguar dhe motivet e ngjarjes. Aktualisht Përvathi ndodhet në burgun e të miturve në Kavajë.

Pas