Aktualitet

“Hakmarrje e kryeministrit”, Rama pas akuzave të Agron Shehajt: Ballist foltoreje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:25 - 21/10/22 |
Opi Nion

“Një ballist foltoreje”. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, pasi ky i fundit e akuzoi ditën e djeshme në Kuvend, se i ka dërguar policinë në biznesin e tij.

Gjatë takimit me fermerët në Elbasan ditën e sotme, Rama u shpreh se policia ka bllokuar një ndërtesë pa leje brenda të cilë ndodhej biznesi i deputetit Shehaj.

“Në vazhdën e operacionit për të bllokuar dhe konfiskuar metrat katrorë të ndërtuara pa leje nga ata në thonjëza oligarkët që na i faturojnë ne por në fakt janë këta, ka bllokuar godinën për të cilën pronarja thoshte e kam hotel, dhe brenda na gjendet një biznes të një deputeti, një ballist foltoreje, në një ndërtim pa leje. Dakord ka hyrë atje, këta se kanë problem të shkelin ligje, sidomos me ndërtime kanë një raport patologjik se i duan pa leje, po si del në parlament dhe kap foltoren dhe fillon ‘policia, Rama, duan të më mbyllin gojën’. Po si t’i mbyllim gojën? Bën dhe viktimën e fjalës së lirë. Dhe pavarësisht nga fakti që ne po japim një goditje përfundimtare, çojnë në Gjykatën kushtetuese ankesë. Po ç’punë ka një parti të ankohet që shteti kap disa biznesmenë në shkelje të ligjit? Shumë e thjeshtë sepse janë bashkë”, tha Rama./Opinion.al

Pas