Hakmarrja e Erdogan ndaj “puçistëve” ka prekur jo vetëm ushtrinë dhe gjykatësit, por çuditërisht edhe sportin.
Pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, ditën e djeshme janë pushuar nga puna plot 94 arbitra rajonalë dhe kombëtarë.
Ata akuzohen se kanë marrë pjesë në për të rrëzuar presidentin Rexhep Taip Erdogan, shkruan ‘Azvision’.
“Federata jonë e konsideron të nevojshëm shkarkimin e 94 zyrtarëve, përfshirë këtu gjyqtarë rajonalë dhe kombëtarë. Pjesë e shkarkimeve janë edhe arbitrat që vendosin drejtësi në elitën e futbollit turk”, thuhet në reagimin e Federatës së Futbollit të Turqisë.