-Teknologji

Hakerat vjedhin 31 milionë dollarë me një transaksion të vetëm


               Publikuar në : 12:24 - 08/05/19 |
el ida

Disa hakera kanë vjedhur gati 31 milionë dollarë në Bitcoins, një nga kompanitë tregtare më të mëdha të kriptocurrency në botë.

Vjedhja, e cila preku Binancën, u krye me një sërë metodash që përfshinin manipulimin dhe viruset por gjithsesi u realizua me një transaksion të vetëm.

“Hakerët ishin në gjendje të tërhiqnin 7,000 Bitcoin (30.9 milionë funte) duke tejkaluar të gjitha kontrollet e sigurisë së kompanisë”, tha CEO i kompanisë.

Kryeshefi Ekzekutiv Changpang Zhao tha se shuma e marrë është rreth ‘2%’ e totalit të Binance-it në Bitcoin, ndërsa shtoi se Binance do të përdorë fondin e saj të sigurt të aseteve për të mbuluar plotësisht incidentin dhe premtoi se do të kryejë një ‘shqyrtim të plotë të sigurisë’./Opinion.al

Pas