Aktualitet

Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe të nëndrejtorit të SHISH



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:55 - 20/11/22 |
Opi Nion

Hakerat iranianë kanë publikuar sërish të dhëna të marra nga sulmet kibernetike të sistemeve të vendit tonë.

Këtë herë, sipas “Euronews Albania”,  faqja “Homeland Justice”  ka publikuar të dhënat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Po ashtu, “Homeland Justice” ka publikuar dhe të dhënat e nëndrejtorit të ri të SHISH, Oljan Kanushi. Mësohet se ata kanë publikuar hyrje-daljet e kreut të Shtetit dhe të Oljan Kanushit.

Kujtojmë se më herët, hakerat iranianë kanë publikuar të dhënat e kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo, të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe të kryeministrit Edi Rama./Opinion.al

Pas