Hekerat iranian vijojnë të publikojnë të tjera të dhëna që kanë mundur të marrin nga institucionet shqiptare gjatë sulmeve kibernetike.
Mësohet se në listën e re të publikuar prej tyre, hakerat kanë shfaqur emrat e 1 mijë personave, kompanive e institucioneve si dhe të dhënat e tyre bankare, gjendja e parave në llogari, IBAN, numrat e telefonit dhe adresat e e-mailit e ato fizike.
HomelandJustice ka publikuar vazhdimisht të dhëna sensitive për qytetarët dhe shtetin shqiptarë, ku përfshihen edhe të dhënat për zyrtarë të ndryshëm.