Hakerat iranianë kanë publikuar sërish të dhëna të marra nga sulmet kibernetike të sistemeve të vendit tonë.
Këtë here faqja “Homeland Justice” ka publikuar në Telegram një listë ku pretendojnë se janë patentat e qytetarëve shqiptarë.
Në listën e publikuar, janë të përfshira të dhëna si emrat, mbiemrat, vitet e lindjes, adresat si dhe targat e automjeteve të shqiptarëve.
Në mesazhin e publikuar në llogarinë e tyre në Telegram, grupi i “Homeland Justice” shkruan:
“A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë?
Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?”.
Më herët, hakerat iranianë publikuan të dhënat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Po ashtu faqja Homland justice, publikoi dhe të dhënat të nëndrejtorit të ri të SHISH Oljan Kanushi, si dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, Edi Rama.