Një 54-vjeçar me inicialet L.B,, banues në Kuçovë, ka hyrë gjatë natës për të vjedhur në banesën e një shtetasi tjetër.
Në tentativë për të vjedhur disa pula, shtetasi L.B, është konstatuar nga pronari i shtëpisë B.Sh., të cilët më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Gjatë konfliktit është dëmtuar autori shtetasi L.B., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
“Gjatë natës, në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, shtetasi L.B., 54 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues Kuçovë.
Në tentativë për të vjedhur disa shpend, shtetasi L.B, është konstatuar nga pronari i shtëpisë B.Sh., ku më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit është dëmtuar autori shtetasi L.B., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia./Opinion.al