Pas mbledhjes maratonë të zhvilluar ditën e djeshme në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në Kuvend, Partia Demokratike ka denoncuar se Ilir Beqja ka takuar dje lirisht deputetët e PS si dhe ka kërcënuar deputetët e opozitës.
Një reagim ka ardhur edhe nga kreu i PD Sali Berisha, i cili shkruan se Beqja u lejua me skenar të hynte dje lirisht në sallën e komisionit hetimor dhe të shante e kërcënonte deputetët e PD/
“Miq, sipas një skenari banditesk të Edi Ramës, hajduti Beqja futet brutalisht paautorizuar në sallën e komisionit hetimor për vjedhjen e dytë të shekullit, i lejuar nga policia e burgjeve dhe garda, shan dhe kërcënon si bandid deputetët e opozitës me shpresë se ata do iknin dhe ai do pyetej vetëm nga bashkëhajdutët e tij rilindas. Por skenari i hajdutëve dymetrosh dështoi. Komisioni vazhdoi punimet dhe hajdutët dolën lakuriq para shqiptarëve“-shkruan Berisha.