2

Hajdutët me strategji ndryshe, si po grabisin larg qyteteve të tyre

               Publikuar në : 10:16 - 12/02/19 |
d.l

Policia e Peqinit ka vënë në pranga disa grabitës, të cilët kishin kryer disa vjedhje në disa qytete.

Njëri prej grabitësve u kap në flagrancë, ndërsa po kryente vjedhjen e radhës, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Ajo që është më shqetësuese është fakti se grabitësit për tiu shmangur policive lokale, kanë filluar të grabisin në qytete të tjera.

Siç është edhe rasti i Peqinit, ku grabitësi i arrestuar është nga Hasi i Kukësit.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë arrestimin e shtetasit: I.J., 24 vjeç, banues në Has, Kukës.(i dënuar më parë për vjedhje). Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S”, njofton policia.

Sipas Policisë, dyshohet se po këta shtetas janë edhe autorë të 4 vjedhjeve të ndodhura më parë, si edhe dyshohen se në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë kryer vjedhjen e 3 banesave në Peqin.

Po kështu dyshohet se mjetin me të cilin lëviznin për të kryer vjedhjet, këta shtetas e kanë grabitur në Lushnjë.

Pas