Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

2025/07/09 at 10:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po qarkullon në rrjetet sociale për të “reklamuar” Afganistanin si destinacion turistik.

Në klipin që po bën xhiron e internetit, një burrë afgan me pushkë dhe turban shfaqet përballë kamerës duke thënë: “Kemi një mesazh për Amerikën”, përpara se një i ri perëndimor të buzëqeshë dhe të thërrasë: “Mirë se vini në Afganistan!”.

Pamjet satirike përfshijnë stërvitje fizike në një tank të shkatërruar, zhytje në liqene me kallashnikov në shpinë, dhe darka “tradicionale” me turistë të veshur me rroba afgane. Ndërkohë, në sfond dallohet një armë amerikane me mbishkrimin “Pronë e qeverisë së SHBA-së”.

Videoja nuk është publikuar nga ndonjë kanal zyrtar i lidhur me talebanët, por përputhet me një strategji të vazhdueshme të regjimit për të përmirësuar imazhin e vendit përmes rrjeteve sociale dhe influencuesve të huaj.

Pas ardhjes në pushtet më 15 gusht 2021, regjimi taleban ka ndaluar pjesëmarrjen e grave në arsim, punë dhe jetën publike, duke u përmbajtur një interpretimi ekstrem të ligjit islam.

Ndër emrat e përfshirë në këtë fushatë “turistike” është edhe ylli amerikan i filmave për të rritur, Whitney Wright, e cila në mars publikoi në Instagram përvojat e saj në muze, xhami dhe salla dasmash në Afganistan.

Në rrjet kanë qarkulluar gjithashtu videot e blogeres amerikane Marian Abdi dhe youtuberit britanik Miles Routledge, të cilët kanë reklamuar “mikpritjen” afgane – duke anashkaluar shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut.

Sipas OKB-së, 84% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë, ndërsa organizata “Emergency” thekson se 3 në 5 afganë nuk kanë akses as në shërbimet më bazike shëndetësore. SHBA dhe Britania e Madhe paralajmërojnë qytetarët e tyre të mos udhëtojnë në Afganistan për shkak të rrezikut të lartë për terrorizëm, rrëmbime dhe trazira.

Por talebanët duket se po provojnë një tjetër rrugë: atë të TikTok-ut dhe “glamour-it” propagandistik.

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:12 am
Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
Bota

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

31 Korrik, 2025 10:33 pm
Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
Sport

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

31 Korrik, 2025 9:56 pm
Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
Aktualitet

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

31 Korrik, 2025 9:16 pm
Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
Bota

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

31 Korrik, 2025 9:11 pm
Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Para
Opinion – Mes historisë dhe traditës, 10 fshatrat që si njohim! – 9 Korrik 2025

Opinion – Mes historisë dhe traditës, 10 fshatrat që si njohim! – 9 Korrik 2025

Opinion – Peshtan, fshati muze i luftës Italo-Greke! – 9 Korrik 2025

Opinion – Peshtan, fshati muze i luftës Italo-Greke! – 9 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025

TE FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 gusht 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
1 Gusht, 2025

E premtja do të jetë një ditë tipike vere në Shqipëri, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
1 Gusht, 2025

Dashi Sot do ndjeni një valë energjie dhe vendosmërie që ju shtyn drejt veprimit. Një takim profesional mund t’ju sjellë...

Lexo më shumë

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
31 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka publikuar letrat që u ka dërguar 17 drejtuesve të kompanive...

Lexo më shumë

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
31 Korrik, 2025

Galatasaray ka bërë goditjen më të madhe në historinë e futbollit turk duke firmosur me sulmuesin nigerian Victor Osimhen. Kampionët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com