Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Hajde se të do shefi”, 70-vjeçarit i sekuestrojnë armën e 1800-ës! Nuk dha ryshfet

2023/11/01 at 9:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Hajde se të do shefi”, 70-vjeçarit i sekuestrojnë armën e 1800-ës! Nuk dha ryshfet

Muharrem Plepi, 70 vjeç, nga Remasi i Divjakës, tregon pasionin e tij për gjuetinë. Ai kujton me nostalgji, sesi nisi që në moshën 10-vjeçare ky pasion. Muharremi thotë, se në moshën 20 vjeçare e deri dy vite më parë, ka patur një çifte belge të vitit 1800, por që ishte jashtë funksionit. Më pas mori një çifte tjetër, për të ndjekur pasionin e tij.


“Armë shumë e vjetër, domethënë shpikja e parë që mund të jetë bërë. Në Belgjikë ajo ishte e tipit të parë. Pasi ajo doli jashtë përdorimit bleva një armë tjetër dhe atë e bëra me leje. Ishte gjë e bukur se kishte gjah shumë dhe dilja, rrija dhe gjithë natën, derisa gdhinte që gjuaja. Kënaqësia më e madhe ajo ishte, kënaqësia më e madhe që ndjeja në jetën time ajo ishte, e kisha pasion shumë të madh”, tha i moshuari.

Pas një sherri banal me komshinjtë, të cilët pretenduan se zagari i Muharremit, kishte hyrë në tokën e tyre, policia i sekuestroi të dyja çiftet.

“Shkeli qeni këtë tokën këtu, hyri aty. Bërtiti, obobo shkeli qeni tokën. Ishte grur i vogël, nja 3 gisht, kishte dalë nga toka. Dhe unë nuk i ktheva përgjigje. Obobo, obobo. Mjaft i thashë se jam dhe paqejf i thashë na çave kokën, nuk shkeli tanku, shkeli një zagar. Sa qenë dhe mace kalojnë natën tek toka nuk bëjnë gjë dhe ika unë. Kaq. Ky qe shkaku. Ata donin një sebep që të nxirrnin mllefin se gjasmë unë hoqa atë burrin nga puna. Me gjithë ata shokët e vet. Unë nuk kisha gjë në dorë, ata i hoqi shteti. U ndërrua sistemi, hoqën ata, na vunë ne. Kaq”, tha ai.

Muharremi thotë se shefi i Policisë Divjakë i kishte kërkuar ryshfet për t’i kthyer armët e gjahut, por Muharremi nuk pranoi dhe dy armët nuk iu kthyen.

“Ngrihem në mëngjes nga gjumi dhe këtu ku jemi pi kafen si zakonisht në mëngjes. Shikoj tek porta dy policë. Urdhëroni i thashë unë, shtyni portën dhe pini një kafe. Jo nuk kemi ardhur për kafe, por kemi ardhur për të marrë armën. Pse i thashë unë? Na ka urdhëruar shefi se ke konflikt me një komshi. Nuk e besova. U ngrita u takova. Në komisariatin e Divjakës e pyeta 2-3 herë, zotëri  ju jeni shefi? Po! Të paktën ta di emrin sido që të vijë puna ta di emrin që kështu-kështu nga filani se do më pyesin. Ka qenë nga Gushti, behar. Viti 2021? Po. I vete atje, takoj shefin, më thotë këtu, këtu, janë ankuar për ty, ke një konflikt pronësie me një komshi. I thashë, çfarë komshiu. Filani. Unë i thashë që as pronë kam afër me të, as konflikt nuk kam, me asnjë në botë deri më sot. Hajde bëjmë një punë ne tha ai. Hajde se do të të jap një kafe më tha, llafosim dhe rrugës. Më kapi prej krahu, ikëm 10 metra nga policia. Më tha bëjmë një punë shoqërore. Hë thashë unë. Po kështu të do qejfi të ma japësh armën 5 ditë. Mbaje 50 ditë i thashë, do edhe një pako fishekë? Po shoqërore, por jo i thashë të vesh një barrë në kurriz që nuk e kam. Erdhi, ia dhashë armën. Kur nxorra lejet, nxorra dy. Ou ti paske dy leje më tha ai. Po kam dy armë i thashë unë. Një e kam jashtë funksioni, një e kam këtu. Aty qëllon dhe shefi i armatimit. Ai ka dalë në pension tani. Zotëri tha, unë Muharremin e njoh siç të njoh ty, kjo është armë jashtë përdorimit. Ky e ka tha kujtim dhe e mban muze. Për çfarë e mban tha. E mbaj i thashë për brezat që do të vijnë, nipër e mbesat të mitë, t’i shikojnë varur atje çfarë ka patur gjyshi. Ai ma mori dhe atë, tha lëre këtu. I thashë mor zotëri ti the dua ta shikoj. Funksionon kjo armë? Nuk funksionon, për çfarë e merr? E di unë dhe nuk të jap ty llogari. Kaq qe puna. Dola pastaj, i vajta edhe 2-3 herë, i thashë po të ketë mundësi se unë të besova, m’i kthe armët, ti vjen me duar në xhepa më tha. I thashë po pleqëria më ka ftohur që të jem me duar në xhepa. Unë e kuptova, donte ndonjë lekë ai, lekë. Shefi, shefi, shefi i rendit ja po e them, le të vijnë këtu me qindra njerëz, edhe sikur të më pushkatojnë unë e them prapë. Vjen me duar në xhepa mua s’më pruri gjë. S’i jap armët fare më tha mua po erdhe kështu tha”, u shpreh denoncuesi.

Ndërkohë fqinji i 70-vjeçarit shprehet se nuk kanë më konflikte bashkë dhe këtë e ka shprehur dhe me shkrim pranë Policisë së Divjakës.

Gjykata e Shkallës së Parë konstatoi paligjshmëri në sekuestrimin e armëve të gjahut, por ato sërish nuk u kthyen, pasi policia e apeloi vendimin e Shkallës së Parë.

“Unë do të të hedh në gjyq i thashë”, tha denoncuesi.

Avokati Arben Llangozi argumenton, se shteti në çështje të tilla, kur Shkalla e Parë konstaton paligjshmëri nuk ka pse i apelon sepse barra i bie qytetarit.

“Kemi një akt administrativ i cili është i pavlefshëm dhe jo i paligjshëm dhe pavlefshmëria është në kufijtë e shpërdorimit të deytrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit”, tha avokati.

“Ata gjasme e kanë ankimuan në apelin e Gjykatës së Lartë dhe kur t’i vijë radha këtij botit, kur t’i vijë përgjigja këtij, xhaxhai ka vdekur”, tha denoncuesi.

“Ankimimi nuk duhej bërë pasi Policia e Shtetit nuk i cënohen interesat pasi të drejtat e pronësisë i ka vetëm një shtetas dhe jo Policia e Shtetit dhe nuk mund të legjitimohet në ngritjen e një ankimimi të tillë pavarësisht se ajo  ka nxjerrë një akt administrativ. Gjykata duhet të funksionojë sa më shpejt dhe Gjykata e Apelit Administrativ duhet menjëherë, shumicat e vendimeve t’i gjykojë në Dhomë Këshillimi dhe të vendosë mospranim ku ankimues është shteti sepse shumë institucione të shtetit shqiptar zvarrisin qytetarët edhe pse e drejta duket që është haptas si në rastin aktual”, tha avokati.

“Stop” ka mësuar, se arma gjahut e vitit 1800 nuk ndodhet në magazinat e Policisë Lushnje dhe këtë e pranon në një bisedë edhe shefi i armatimeve në komisariatin Lushnje.

Nga burimet tona rezulton, se arma e vjetër e gjahut, është dërguar në Repartin 100 në Mullet, edhe pse për këtë objekt akoma nuk ka një vendim të formës së prerë, se çfarë do të vendosë Apeli Administrativ Tiranë.

Denoncuesi: Isha në Fier, vajta atje, takova drejtorin, që të morën në telefon atë ditë. Armët tha ai,-ia harrova emrin atij shefit…

Shefi armatimeve, Policia Lushnje: Mitati!

Denoncuesi: Eeee Mitati, z.Muharrem, tha ai, të morën ty në telefon. Nuk ka armë the ti?!

Shefi armatimeve, Policia Lushnje – Po!

Denoncuesi: Pastaj doli një, njëra kishte vajtur në Mullet. Pse ka vajtur në Mullet arma tjetër?

Shefi armatimeve, Policia Lushnje: Çfarë armë janë aty, janë aty! Çfarë nuk janë aty, i di tjetër kush, se s’i kam çuar unë armët në Mullet…/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit
Aktualitet

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

20 Shtator, 2025 2:36 pm
Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me  9 pasarela spektakolare
Aktualitet

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare

20 Shtator, 2025 2:26 pm
Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit
Kronikë

Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit

20 Shtator, 2025 1:52 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Politikë

“Ekonomia shqiptare në krizë”, Tabaku: Tre sektorët kryesorë në rënie

20 Shtator, 2025 1:46 pm
Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë
Sport

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë

20 Shtator, 2025 1:33 pm
Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet
Kryesore

Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet

20 Shtator, 2025 12:55 pm
Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë
Kryesore

Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë

20 Shtator, 2025 12:33 pm
Kaos në aeroportet europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë fluturimet
Bota

Kaos në aeroportet europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë fluturimet

20 Shtator, 2025 12:19 pm
Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor
Kryesore

Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor

20 Shtator, 2025 12:06 pm
Para
Izraeli stacionon flotën në Detin e Kuq

Izraeli stacionon flotën në Detin e Kuq

Çudia: I vdesin vjehrrit dhe shkon të regjistrojë shtëpinë, i dalin disa pronarë

Çudia: I vdesin vjehrrit dhe shkon të regjistrojë shtëpinë, i dalin disa pronarë

Diplomatja amerikane: Kosova dhe Serbia të gjejnë mënyrën se si mund të jetojnë së bashku

Diplomatja amerikane: Kosova dhe Serbia të gjejnë mënyrën se si mund të jetojnë së bashku
















TE FUNDIT

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
20 Shtator, 2025

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar sërish rastin e zaptimit të një hapësira publike në kryeqytet, që sipas tij përdoret...

Lexo më shumë

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit
20 Shtator, 2025

Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga lirimi i hapësirave publike nga varrezat e makinave nga Agjencisë...

Lexo më shumë

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me  9 pasarela spektakolare
20 Shtator, 2025

Në një javë të mbushur me energji, inovacion dhe krijimtari, supermodeli Elton Ilirjani u kthye në një nga figurat më...

Lexo më shumë

Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit

Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit
20 Shtator, 2025

Policia ka njoftuar se ka ndihmuar dy turistë gjermanë të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit. “Shërbimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com