Opozita parlamentare ka konfrimuar praninë e saj sot në mbledhjen e Këshillit Politik në orën 17:00.
Deputetja Rudina Hajdari konfimon praninë e saj bashkë me Myslym Murrizin.
Ajo thotë gjithashtu se konferenca e kryetarëve ka rënë dakord se më 23 korrik do të votohet marrëveshja e 5 Qershorit.
“Jam e disponueshme të marr pjesë sot në orën 17:00 ose cdo ditë tjetër që e shikoni të arsyeshme. Gjithashtu ju bëj me dije, se sot gjatë konferencës së kryetarëve u ra dakord nga të gjitha grupet parlamentare, se me 23 korrik do të votohet marrëveshja e 5 Qershorit. Gjithashtu jam dakord me formatin e zgjedhur, do të jem e pranishme në Këshillin Politik, bashkë me kolegun Myslym Murrizi, si përfaqësues të opozitës parlamentare” shkruan Rudina Hajdari. /Opinion.al