Sistemi diktatorial i Koresë së Veriut është më absurdi i 45 viteve. Sipas ish-ministrit të mbrojtjes Luan Hajdaragaj, ky sistem është më i gjati dhe më absurdi në botë. Kim ka pushtetin absolut, ku është vetë kryeministër, president, komandant, ministër etj. Në këtë mënyrë ai ka pushtet absolut mbi çdo gjë.
Për të mbajtur këtë sistem, sipas Hajdaragës, Kim është detyruar të vrasë dajën dhe vëllain, pasi i tillë është edhe sistemi. Edhe pse Kim ka kaluar normat dhe vrazhdësinë e pushtetit, Hajdaragaj shprehet se e njeta metodë është përdorur në të gjithë vendet që kanë pasur sistem diktatorial.