Rajoni

Hahn-Thaçit: Të hiqet taksa ndaj Serbisë


               Publikuar në : 16:16 - 15/04/19 |
Opi Nion

Johannes Hahn, komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se Kosova duhet të heq taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, komisioneri i BE shprehet se; “është e rëndësishme që dialogu Serbia-Kosovë të rinisë shumë shpejt

“Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Serbia-Kosovë të rinisë shumë shpejt, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e Bashkimit Evropian se taksa që e ka vendosur Kosova duhet të paktën të pezullohet”, ka shkruar Hahn./ Opinion.al E.Xh

Pas