Johannes Hahn, komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se Kosova duhet të heq taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, komisioneri i BE shprehet se; “është e rëndësishme që dialogu Serbia-Kosovë të rinisë shumë shpejt
“Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Serbia-Kosovë të rinisë shumë shpejt, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e Bashkimit Evropian se taksa që e ka vendosur Kosova duhet të paktën të pezullohet”, ka shkruar Hahn./ Opinion.al E.Xh