Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hahn shfajëson qeverinë: Vendimi si pasojë e dinamikave të brendshme

2019/10/17 at 12:52 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hahn shfajëson qeverinë: Vendimi si pasojë e dinamikave të brendshme

Komisioneri në ikje për Zgjerimin në Bashkimin Europian është treguar diplomat deri në fund të mandatit të tij që përfundon në fund të tetorit. Ai është takuar në Bruksel me kryeministrin Rama në kuadër të samitit të BE-së dhe ka bërë “qokën” e fundit duke thënë se nëse Shqipërisë nuk do ti çelen negociatat atëherë kjo nuk vjen si pasojë e qeverisë por e dinamikave të brendshme të unionit.

Hahn theksoi gjithashtu se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet dhe se kjo është e rëndësishme të kuptohet nga qytetarët shqiptarë.

“Ne e konfirmojmë që Shqipëria i ka përmbushur detyrimet. Kishim një marrëveshje bazuar mbi një vendim unanim të të gjithë vendeve anëtare për 5 prioritetet kyçe, mbi të cilat përpiluam një vlerësim vjet, përsëri këtë vit bëmë një vlerësim dhe rekomanduam këtë vit, njësoj si vitin e kaluar, që të nisin negociatat. Nëse nuk ndodh sot, sepse është agjenda e Këshillit Europian, nuk do ishte për ndonjë dështim të Shqipërisë, apo qeverisë së vendit. Është një çështje që lidhet me dinamikat e brendshme të Europës dhe mendoj që është e rëndësishme që ta dinë qytetarët e Shqipërisë këtë. Do doja vetëm të inkurajoja qeverinë të vazhdojë me reformat që po zhvillojnë, sepse është në interes të qytetarëve shqiptarë. Nuk bëhet për të na kënaqur ne. Përsa i përket Komisionit Europian, ne jemi jashtëzakonisht të përkushtuar që të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta, për të përmirësuar kushtet e jetesës në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri. Do të bëjmë gjithçka dhe shpresoj që sapo të zgjidhen problemet e brendshme të BE-së, të ketë një ndikim pozitiv edhe mbi anëtarësimin e rajonit” tha Hahn.

Kryeministri Rama tha se deklarata e komisionerit Hahn shpreh qartë që Shqipëria i ka bërë detyrat se saj dhe se reformat do të vazhdojnë pasi ato nuk bëhen sepse i kërkon Brukseli por për Shqipërinë.

“Zoti Hahn e shprehu fare qartë. Ne  e kemi bërë atë që na është kërkuar. Po përtej faktit që çfarë kemi bërë ne dhe çfarë duhet të bëjmë, jemi në kushtet kur në Këshillin Europian diskutohet për çfarë duan, apo nuk duan të bëjnë vetë anëtarët e familjes për familjen e tyre, pasi dihet që një anëtar i rëndësishëm i familjes kërkon një qasje tjetër të të gjithë familjes ndaj këtij procesi. Kjo do të thotë që, nga njëra anë, ne duhet ta kuptojmë qartë këtë situatë dhe nga ana tjetër ta vazhdojmë procesin e reformës, sepse, siç e tha dhe Komisioneri, nuk i bëjmë pse po na i kërkon Brukseli, Londra, Parisi, apo Berlini, por i bëjmë sepse na i kërkon nevoja që t’u lemë fëmijëve tanë një Shqipëri europiane, me institucione demokratike, me një shtet institucional të së drejtës dhe një ekonomi me standarde të Bashkimit Europian”, tha Rama. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
Rajoni

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

20 Janar, 2026 8:53 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Aktualitet

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20 Janar, 2026 8:43 pm
Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
Kryesore

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

20 Janar, 2026 7:58 pm
Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave
Bota

Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave

20 Janar, 2026 7:54 pm
Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin
Politikë

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin

20 Janar, 2026 7:03 pm
Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
Bota

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

20 Janar, 2026 5:14 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Aktualitet

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

20 Janar, 2026 4:47 pm
Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
Kronikë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

20 Janar, 2026 4:10 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

20 Janar, 2026 3:40 pm
I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari
Kronikë

I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari

20 Janar, 2026 3:26 pm
Para
VIDEO/ Gjendet i copëtuar në qese trupi i “presidentit të Çamërisë”

VIDEO/ Gjendet i copëtuar në qese trupi i "presidentit të Çamërisë"

Kolonjë/ Godet me thikë 50 vjeçarin, në kërkim autori

Kapen 51 kg drogë në Shkodër, si iu larguan dy të rinjtë policisë

I trembej një atentati,cili është personi i arrestuar tek “Liqeni i Thatë”

I trembej një atentati,cili është personi i arrestuar tek “Liqeni i Thatë”

TE FUNDIT

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
20 Janar, 2026

Kosova ishte për të dytin vit radhazi pjesë e Forumit Ekonomik të Davosit, një nga skenat më të rëndësishme ku...

Lexo më shumë

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
20 Janar, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar shkresë KLGJ dhe ILD, ku i ka kërkuar që të largojë nga...

Lexo më shumë

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
20 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në diktatura vota vdes para se të mbërrijë në kutinë e...

Lexo më shumë

Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave

Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave
20 Janar, 2026

Një tjetër person u gjet i pajetë këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit në rrënojat e trenave që u përplasën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com