Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hahn: Korrupsioni dhe varfëria pengojnë integrimin e Ballkanit. Mali i Zi dhe Serbia më afër BE

2018/02/06 at 2:52 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Hahn: Korrupsioni dhe varfëria pengojnë integrimin e Ballkanit. Mali i Zi dhe Serbia më afër BE

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn në intervistën për Deutsche Wellen nuk pranon të ndajë vendet e Ballkanit në grupe, kush do hyjë i pari apo kush më me vonesë në Bashkimin Europian. Çdo gjë varet nga reformat.

Deutsche Welle: Ka probleme të mëdha në Ballkanin Perëndimor korrupsion, probleme kufijsh, probleme ekonomike. Çfarë ju bën optimist, se disa nga këto vende do të mund jenë pjesë e BE nga viti 2025?

Johannes Hahn: Flasim për një rajon prej rreth 18 milionë banorësh, një rajon i rrethuar nga vende anëtarë të BE-së, një rajon ende i brishtë, që në një mënyrë nuk ofron perspektivë ekonomike e njerëzit largohen këto vende. Mendoj se është në interesin e BE që të eksportojë stabilitet me qëllim që te pengohet instabiliteti. Kjo është diçka që njerëzit në rajon e meritojnë, edhe njëherë është në interesin tonë që të shmangim rrjedhjen e trurit nga këto vende. Këto janë arsyet pse po flasim këtu për perspektivën europiane të rajonit.

Pse mendoni se problemet e mëdha që ka ky rajon do të zgjidhen deri në vitin 2025?

Viti 2025 është thjesht përcaktim indikativ, nëse doni kështu një motivim, një ambicie për vendet që janë të afta të përmbushin detyrat që kanë. Kjo është e mundur, ndryshe nuk do ta bënim propozimin. Çështja kryesore është që çdokush e ka të qartë se stabiliteti i këtij rajoni, pajtimi mes këtyre vendeve, është i arritshëm vetëm me perspektivën europiane. Prandaj është në interesin europian të punojnë për integrimin për të shmangur destabilizime të tjera.

Nëse shikoni dokumentin që prezantoni sot, çfarë do të thonit, cili është problemi kryesor që ka Ballkani Perëndimor sot, korrupsioni?

Vërtet korrupsioni është një nga problemet më të mëdha, problemi tjetër të paktën në disa pjesë të rajoni është mungesa e perspektivës ekonomike, por në një mënyrë të dyja janë të lidhur me njëra-tjetrën. Ju do mund të tërhiqni investitorët e huaj, vetëm nëse, keni stabilitet dhe besueshmëri në sistemin e drejtësisë. Zhvillimi ekonomik është shumë i rëndësishëm për këto vende.

Nëse shikoni drejt vendeve, për të cilat flitet sot, cilat mendoni se janë aq përpara, sa ta shohin si realiste vitin 2025 për anëtarësim?

Sinqerisht sot nuk do ta ndaja askënd, pra se këto apo ato vende do ta kalojnë finishin të parët. Sigurisht sot Serbia dhe Mali i Zi i kanë ndërkohë të hapura negociatat e anëtarësimit, pra mund të thuhet se këto janë më të avancuarat, por ne jemi realisht në një fazë të hershme dhe është vërtet herët për të parashikuar diçka.

A jeni të kënaqur me progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia e Mali i Zi marrin një perspektivë konkrete?

Sigurisht, ndryshe nuk do të ishim këtu ku jemi. Kur kemi filluar negociatat me Serbinë, kjo solli një rritje të interesit të investimeve në Serbi pra për shkak të stabilitetit. Edhe nëse shikoni tani rastin tragjik të vrasjes në veri të Kosovës, disa vite më parë kjo ngjarje do të kishte çuar ndoshta në dhunë. Këtë herë të dy presidentët, kapën telefonin dhe i telefonuan njëri-tjetrit, gjetën fjalë të përgjegjshme dhe për fat të mirë, asgjë nuk ndodhi.

Por nëse do të vinit bast, kush mendoni se do të anëtarësohet në vitin 2025?

Thashë që nuk do të vija baste, se kush është i pari nga këto vende, sepse vërtet që varet nga vullneti politik dhe aftësia e politikanëve që të bëjnë progresin e nevojshëm. Edhe një herë për disa vende në rajon kjo është e mundshme, e qartë, por është ende një rrugë e gjatë.

Intervistën e zhvilloi Max Hofmann – DW

Etiketa: ballkaniintegrimiJohanes Hahn

Ju sugjerojmë

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare
Aktualitet

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

4 Qershor, 2025 2:40 pm
“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE
Aktualitet

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

4 Qershor, 2025 2:31 pm
Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit
Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit

4 Qershor, 2025 2:04 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Kryesore

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

4 Qershor, 2025 1:51 pm
“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE
Aktualitet

“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE

4 Qershor, 2025 1:49 pm
Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit
Aktualitet

Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit

4 Qershor, 2025 1:18 pm
Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë
Politikë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

4 Qershor, 2025 1:15 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

Ilir Alimehmeti ankohet në Kolegjin Zgjedhor, çështja shqyrtohet më 12 qershor

4 Qershor, 2025 12:58 pm
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Përvetësoi me mashtrim pronën dhe e shiti/ Fushë Prezë, sekuestrohen 9000m2 tokë arë

4 Qershor, 2025 12:43 pm
Miratimi i raportit nga PE, Spiropali:Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt BE
Aktualitet

Miratimi i raportit nga PE, Spiropali:Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt BE

4 Qershor, 2025 12:15 pm
Para
Romanca e Meghan dhe Herry-t së shpejti në një film, ja kur do jepet në kinema

Romanca e Meghan dhe Herry-t së shpejti në një film, ja kur do jepet në kinema

Video /Melanie Trump e bën sërish, ja si e injoron bashkëshortin teksa ai tenton ti kapë dorën

Video /Melanie Trump e bën sërish, ja si e injoron bashkëshortin teksa ai tenton ti kapë dorën

Nis seanca/ Tahiri tek Krimet e Rënda, i shoqëruar nga avokati

Çfarë po kërkojnë Krimet e Rënda në Greqi për çështjen “Tahiri”

TE FUNDIT

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare
4 Qershor, 2025

“Një aeroport i ri ndërkombëtar në bregdetin e Shqipërisë do të fillojë fluturimet brenda disa javësh në një rajon ku...

Lexo më shumë

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE
4 Qershor, 2025

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike do të zhvillojë një betejë shumëplanëshe kundër ‘farsës elektorale’ dhe...

Lexo më shumë

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit
4 Qershor, 2025

Prokuroria e Tiranës kërkon 30 vite burg për Andrew Boden dhe 25 vjet për Albano Velon, dy të akuzuarit për...

Lexo më shumë

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
4 Qershor, 2025

Nga Brukseli, ku po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të PPE, kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar Raportin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com