Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hahn i përgjigjet ministrave të LSI: I habitur nga pikëpyetjet për Bordin e OMN-së

2017/02/18 at 12:35 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hahn i përgjigjet ministrave të LSI: I habitur nga pikëpyetjet për Bordin e OMN-së

Komisioneri europian për Zgjerimin Johannes Hahn është shprehur “i habitur nga pikëpyetjet e ngritura” nga dy ministrant e LSI-së, ai i Drejtësisë Petrit Vasili dhe ajo e Integrimit Klajda Gjosha, lidhur me Bordin e Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (Omn), që do të kryejë vëzhgimin e procesit të rivlerësimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve shqiptarë. Komisioneri Hahn, i ka dërguar një letër me shpjegime kryeministrit Edi Rama, pas shqetësimeve të ngritura zyrtarisht nga ministri Vasili dhe kolegia e tij Gjosha. Ishte jo e fundit që kërkoi ndërhyrjen e zotit Hahn.


Ministri Vasili foli për “shqetësime të rëndësishme lidhur me ligjshmërinë e procesit të ndërtimit të asaj pjese të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të quajtur Bord i Menaxhimit të Monitorimit Ndërkombëtar”, duke shtuar më tej se “në të gjitha dispozitat kushtetuese apo ligjore, nuk ka asnjë përcaktim për ngritjen e Bordit të Menaxhimit të OMN-së”. Në letrën dërgua autoriteteve më të larta të vendit si dhe ambasadores se Delegacionit europian në Tiranë Romana Vlahutin, si dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, ministri Vasili, ndërsa saktësonte se kushtetuta parashikon ardhjen dhe rolin e ekspertëve, “sa i takon Bordit të Menaxhimit të OMN-së, përbërjes, rolit të tij të paqartë në këtë process, anëtarësisë së tij me pjesmarrës të përhershëm dhe të përkohshëm, si dhe përfshirja brenda tij të përfaqësuesve të ambasadave respektive, nuk gjejnë mbështetje as në Kushtetutë dhe as në ligj”, nënvizohet në letrën e zotit Vasili.

Komisioneri Hahn, bën fillimisht një përshkrim të procesit që coi në ngritjen e OMN-ës, dhe shkëmbimeve me Qeverinë shqiptare. Ai sjell në vëmendje përgjigjen që Drejtori i Përgjithshëm në Shërbimin e Komisionit europian, Christian Danielsson, i dërgon Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, pas kërkesës formale që qeveria shqiptare kishte paraqitur për fillimin e aktivitetit të OMN-ës. “Duke konfirmuar se Komisioni europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin arritur një marrëveshje administrative bashkëpunimi për ngritjen e OMN-së, zoti Danielsson ka shpjeguar se ishte vendosur krijimi i një Bordi Menaxhimi, i përbërë nga përfaqësuesë të Komisionit europan dhe SHBA-ve, në mënyrë që OMN të mund të kryente funskionet e saj të parashikuara në ligj”, thekson Komisioneri.

Më tej zoti Hahn, nënvizon se “Bordi i Menaxhimit nuk është një organizëm mbi OMN-ën, por pjesë themelore e OMN-ës, për të garantuar ecurinë administrative, koordinimin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në OMN, si bashkëbiseduese e autoriteteve kompetente dhe mbikqyrëse e aktivitetit të monitorimit, për të cilin janë emëruar profesionistë të nivelit të lartë, të emëruar nga Bordi i Menaxhimit”.

Në letrën e tij, ai shton se “meqënëse pyetjet e ngritura nga anëtarë të qeverisë suaj ngrejnë dyshimn mbi legjitimitetin e strukturave të OMN-ës, ndjehem i detyruar të kujtoj se: Angazhimi i OMN-së është parashikuar nga Neni B i Aneksit të Kushtetutës së ndryshuar në korrik 2016; Kushtetuta e Shqipërisë parashikon vëzhguesit ndërkombëtarë që duhet të përfshihen në fazat e ndryshme të procesit dhe OMN-ën e cila do të jetë nën udhëheqjen e Komisionit europian; Kushtetuta e Shqipërisë qartazi përcakton se OMN-ja pritet “të mbështesë procesin e rivlerësimit përmes monitorimit dhe mbikqyrjes të të gjithë procesit të rivlerësimit” dhe se “duhet të drejtohet nga Komisioni europian”. Në fakt, një drejtor i Komisionit europian po drejton Bordin; Kushtetuta e Shqipërisë gjithashtu parashikon se OMN-ja përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit europian dhe bashkëpunimit euro-atlantik. Këta partnerë janë të përfaqësuar në Bord; OMN-ja duhet “të emërojë vëzhguesit”. Pra, është nga Kushtetuta që rrjesh nevoja që OMN-ja të ketë një organizmë që të vendosë për këto emërime”, saktëson Komisioneri Hahn.

Në mbyllje të letrës dërguar Kryeministrit shqiptar, zoti Hahn nënvizon se “Komisioni europian mori përsipër drejtimin e OMN-ës me angazhimin maksimal që të mbështesë procesin dhe të lehtësojë arritjen e objektivave për të cilat është parashikuar në Kushtetutë ky proces. Të jini i sigurt zoti Kryeministër se një angazhim i tillë dhe një qasje rigoroze do të jenë në bazë të të gjithë veprimtarësisë së OMN-ës”, shkruan zoti Hahn

Komisioneri për Zgjerimin e mbyll letrën e tij duke theksuar se “OMN-ja luan një rol kyç për besueshmërinë e të gjithë procesit dhe besoj se dhe Qeveria e Shqipërisë në tërësinë e saj, ka të njëjtin qasje ndaj këtij procesi dhe vazhdon të mbështesë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar”./VOA

Etiketa: Johannes HahnLSIministratOMNpergjigjetPetrit Vasili


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
Politikë

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

7 Tetor, 2025 11:18 pm
Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
Bota

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza

7 Tetor, 2025 10:02 pm
Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola
Sport

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola

7 Tetor, 2025 8:32 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet
Sport

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet

7 Tetor, 2025 7:56 pm
Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi
Bota

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi

7 Tetor, 2025 7:22 pm
PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

7 Tetor, 2025 6:47 pm
PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin
Politikë

PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin

7 Tetor, 2025 6:23 pm
Para
Basha uron Pavarësinë e Kosovës: Shtetformimi mbetet sfidë

E Fundit/ Basha merr vendimin: Jemi në shesh deri në qeveri teknike

Foto/ Edhe Shkëlzen Berisha në shesh, ja kush e shoqëron

Foto/ Edhe Shkëlzen Berisha në shesh, ja kush e shoqëron

FotoLajm/ Ja mesazhi thelbësor i PD në protestën e sotme përballë Kryeministrisë

PD "djeg" 'Ramën', 'Tahirin' dhe 'Beqajn' në sheshin përballë Kryeministrisë
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
7 Tetor, 2025

Brunilda Mersini është kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Brunilda Mersini, drejtoresha...

Lexo më shumë

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
7 Tetor, 2025

Ermal Hasimja është tërhequr nga kandidatura e tij për bashkinë e Tiranës. Hasimaj tha në emisionin “Opinion” tashmë që Binaj...

Lexo më shumë

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
7 Tetor, 2025

Partia Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se në do të mbështesë Florjan Binajn si kandidat i opozitës për zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
7 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “gjasa reale” që të arrihet një marrëveshje e paqes në Gazë, teksa negociatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com