-U tha në Opinion

Hagë/Jasini: Seanca e sotme, e ngjashme me tribunalin e ish-Jugosllavisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:43 - 09/11/20 |
el ida

Rudina Jasini, avokate e të drejtës ndërkombëtare në Angli ka dhënë gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion”, disa detaje mbi procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe drejtuesve të tjerë të lartë të UÇK-së.

“Sot ka nisur seanca e parë dëgjimore e procesit paraprak të gjykimit. Nuk jemi në një process gjyqësor. Për mua ka qenë një eksperiencë déjà -vu. Kjo seancë kishte elemente dhe ngjyra të ngjashme me tribunalin për ish-Jugosllavinë. Për më tepër në sallën e gjyqit sot nuk kishte asnjë simbol të shtetit të Kosovës”, tha Jasini.

Ndërkohë, e pyetur nëse prokuroria mund të ketë një numër dëshmitarësh për këtë dosje, avokatja e cila ka patur edhe mbrojtjen e ish-Kryeministrit Haradinaj në Hagë, tha: “Është e padiskutueshme që ka dëshmitarë dhe ka mbledhur dëshmi me shkrim dhe do të ketë dëshmitarë që do të paraqiten në sallën e gjyqit”.

Duke ju referuar hapave të mëtejshëm që pala mbrojtëse mund të marrë në vijim, Jasini tha:

“Në mocionet paraprake që do dorëzojë mbrojtja janë 3 mundësi: Mundësia e parë është që të atakojë juridiksionin e kësaj gjykate; Mundësia e dytë është që të ngrejë pretendimin lidhur me mangësinë e akuzës dhe e treta është që akuza specifike e një të akuzuari të ndahet nga të akuzuarit e tjerë”./Opinion.al

 

Pas