Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hagë, avokatët: Thaçi nuk e kontrollonte UÇK-në

2023/04/04 at 1:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hagë, avokatët: Thaçi nuk e kontrollonte UÇK-në

Avokatët e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, thanë të martën se ai nuk ushtronte kontroll mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën e përfshirë në akuzat e Prokurorisë së Posaçme për krime lufte kundër tij.

Këto komente u bënë në ditën e dytë të procesit gjyqësor në Gjykatën e Posaçme më seli në Hagë, kundër ish presidentit Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria i ngarkon ata për veprat; përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.

Prokuroria e Posaçme në Hagë thotë se krimet e pretenduara janë kryer në periudhën nga muaji mars i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999, në disa zonë anembanë Kosovës, si dhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut. Prokuroria pretendon se viktimat, rreth 100 syresh, janë të etnive të ndryshme, por shumica janë shqiptarë.

“Hashim Thaçi nuk e kontrollonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, komandantët e zonave e kontrollonin atë”, tha avokati Gregory Kehoe, duke hedhur poshtë pohimet e prokurorëve se qëllimi i të akuzuarve ishte forcimi i pushtetit në Kosovë.

Katër të akuzuarit i hodhën poshtë të hënën pretendimet e prokurorisë së posaçme.

Avokati Kehoe, tha se zoti Thaçi nuk kishte asnjë motiv të kryejë krimet për të cilat akuzohet.

“Ai e dinte se suksesi i UÇK-së varej nga mbështetja ndërkombëtare, sidomos nga Shtetet e Bashkuara”, të cilat tha ai, i kishin bërë të qartë Ushtrisë Çlirimtare të mos sulmonte civilët.

Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 nga parlamenti i Kosovës dhe vepron në bazë të ligjeve të saj, por me personel ndërkombëtar. Akuzat e ngritura prej saj kanë nxitur reagime në Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999. Lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare./ VOA

Ju sugjerojmë

Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki
Aktualitet

Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

23 Qershor, 2025 11:20 am
VIDEO/Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku: Mezi pres të vij në Shqipëri
Aktualitet

VIDEO/Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku: Mezi pres të vij në Shqipëri

23 Qershor, 2025 11:19 am
Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
Aktualitet

Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C

23 Qershor, 2025 11:07 am
Ministri Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme
Aktualitet

Ministri Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme

23 Qershor, 2025 11:01 am
Mbyllja e Gjirit të Hormuzit/ Kina: Jo ndikime negative në ekonominë botërore
Bota

Mbyllja e Gjirit të Hormuzit/ Kina: Jo ndikime negative në ekonominë botërore

23 Qershor, 2025 10:55 am
Ndotja akustike, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në Durrës dhe Golem
Aktualitet

Ndotja akustike, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në Durrës dhe Golem

23 Qershor, 2025 10:53 am
Përfshihet nga flakët e më pas shkrumbohet plotësisht automjeti në Qafë-Thanë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e më pas shkrumbohet plotësisht automjeti në Qafë-Thanë

23 Qershor, 2025 10:42 am
Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!
Bota

Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!

23 Qershor, 2025 10:34 am
Rinumërohen 437 kuti votimi në Tiranë, PD humbet 219 vota, PS 193 të tilla
Aktualitet

Rinumërohen 437 kuti votimi në Tiranë, PD humbet 219 vota, PS 193 të tilla

23 Qershor, 2025 10:28 am
Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi

23 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Pse TikTok nuk ekziston në Kinë?

Britania gjobit miliona dollarë TikTok, akuzohet se ka keqpërdorur të dhënat personale

Dënohet me 15 vite burg Xhemal Shalën, 12 vite Jasin Kala Avdylin

Dënohet me 15 vite burg Xhemal Shalën, 12 vite Jasin Kala Avdylin

Flamujt e NATO-s ngrihen në Helsinki, teksa Finlanda i bashkohet sot aleancës

Flamujt e NATO-s ngrihen në Helsinki, teksa Finlanda i bashkohet sot aleancës

TE FUNDIT

Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki
23 Qershor, 2025

Si asnjëherë më parë, 1253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Lajmin e ndau ministri...

Lexo më shumë

VIDEO/Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku: Mezi pres të vij në Shqipëri

VIDEO/Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku: Mezi pres të vij në Shqipëri
23 Qershor, 2025

Para pak ditësh është zhvilluar parada e përvitshme e shqiptarëve në Manhattan të New York të SHBA, e organizuar nga...

Lexo më shumë

Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C

Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
23 Qershor, 2025

Qershori do të mbyllet me temperatura përvëluese. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, prej ditës së martë vendi do të goditet nga...

Lexo më shumë

Ministri Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme

Ministri Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme
23 Qershor, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një vizitë në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut në Vaun e Dejës, i shoqëruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com