Ish-kryeministri Sali Berisha foli në Shkodër për rrëzimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Bosnjë.
Ai tha se rrëzimi i rezolutës ka habitur mbarë botën dhe ka turpëruar Shqipërinë. Sipas Berishës, Ramën e ka urdhëruar Vuçiç për mos ta votuar në Kuvendin e Shqipërisë rezolutën.
“Ata që nuk votuan rezolutën habitën botën me votën kundër. Turp për ne, por ata e urdhëron Vuçiçi. Edi Rama mendon njësoj si Dodik si Vulin, mënon si Vuçiç. Ne kemi një mision të vështirë përpara, por do të bindim çdo shqiptar që t’i dalim zot interesit tonë. Ju garantoj se ne do të fitojmë”,-tha Berisha./Opinion.al.