Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Habit shqiptarja, akuzon ish-presidentin e Gjermanisë për ngacmim seksual

2018/02/28 at 9:49 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 2 min
A A
Habit shqiptarja, akuzon ish-presidentin e Gjermanisë për ngacmim seksual

Zana Ramadani, shqiptarja nga Maqedonia që është bashkëthemeluese e lëvizjes feministë “Femen” në Gjermani, është kthyer në qendër të vëmendjes. Sot ajo promovon librin e saj  “Sexismus. Über Männer, Macht und #Frauen” (Seksizmi. Mbi burrat, pushtetin dhe #gratë”),  por ajo që ka bërë më përshtypje kanë qenë akuzat që drejton shqiptarja ndaj ish-presidentit gjerman Joachim Gauck, të cilin e akuzon për sjellje të pahijshme.


Skena që përshkruhet në librin i cili promovohet sot, ka ndodhur në qershor të vitit 2016, në kështjellën Bellevue të Berlinit, shkruan gazeta “Berliner Zeitung”. Zonja Ramadani ishte aty në mesin e një numri të madh të ekspertëve të integrimit, që ishin ftuar si mysafirë të presidentit federal.

Pas daljeve të saj publike me gjinj të zbuluar gjatë protestave kundër diskriminimit të gruas, që i bënte si aktiviste e grupit “Femen”, presidenti e ka pyetur Zanën nëse ajo do të zhvishej edhe aty, në kështjellë. Pasi ajo i ka thënë se fustani i saj ishte shumë i komplikuar për një gjë të tillë, Gauck i është përgjigjur se ai, po qe nevoja, mund ta ndihmonte.

Kështu së paku citon Zana Ramadani  atë në librin e saj. Dhe për të mos mbetur puna me kaq, ajo shkruan se gjatë fotografimit të përbashkët ai e ka përqafuar dhe a ka vënë krahun mbi ijet e saj. “Unë prisja madje pothuaj që dora e tij të rrëshqiste më poshtë, drejt prapanicës. (…) Isha e prekur në mënyrë të pakëndshme, por e lash të ndodhte. E çfarë do të bëja unë? Ai ishte president federal”, shkruan Zana Ramadani në librin e saj.

Por, edhe pse kjo situatë i ishte dukur e pakëndshme atëbotë, Zana nuk ishte e interesuar ta vendoste presidentin në shtyllën e turpit, ka theksuar ajo në bisedë me “Berliner Zeitung”. Ndërsa, i pyetur nga gazeta “Berliner Zeitung”, ish presidenti Gauck nuk ka dashur të marrë qëndrim. Në vend të tij është përgjigjur avokati i tij, Christian Schertz.

“Akuza e zonjës Ramadani nuk ka asnjë bazë. Po të lexohet teksti më saktësisht, aty shkruan se z. Gauck e ka vendosur dorën rreth saj ashtu siç është e zakonshme për bërjen e një fotografie të përbashkët.”, ka thënë  avokati.

 

Etiketa: AKUZEngacmimshqiptare


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 korrik 2025

1 Korrik, 2025 8:10 am
Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!

30 Qershor, 2025 7:03 pm
Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt
-Jetë dhe Stil

Me një spektakël magjik mode/ Muza Competition 2025 mbyll edicionin e saj të katërt

30 Qershor, 2025 2:21 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:09 am
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Para
Kavalieri me energji të reja, flet për netët e ëmbla me Franceskën dhe vilen e tyre sekrete

Kavalieri me energji të reja, flet për netët e ëmbla me Franceskën dhe vilen e tyre sekrete

Capital T feston ditëlindjen, nuk do e besoni sa vjeç mbush këngëtari

Capital T feston ditëlindjen, nuk do e besoni sa vjeç mbush këngëtari

Politika shqiptare bashkohet në Kosovë, Rama flet për ëndrrën: Pse jo një president simbol të unitetit

Pas 2 dështimesh/ Demarkacioni pritet të votohet sot në parlamentin e Kosovës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com