Ledion Liço, moderatori i TCH dhe bashkëshorti i Sara Hoxhës, pronares së kësaj mediaje është shprehur se nuk ka para dhe se madje është në borxhe. I pyetur në emisionin “Thumb” nëse do të pinte një shishe alkool për 100 milionë lekë, është shprehur se 100 milionë është shifër e madhe.
“Për 100 milionë lekë? Është një vlerë shumë e madhe. Po t’i kisha nuk do rrija këtu në këto momente. Nuk kam aq lekë. Me llogari jam në borxh”, është shprehur ai.
Më pas Ledioni ka zbrazur xhepat dhe ka treguar se kishte vetëm 7 000 lekë (të reja).