Ministrja e Inovacionit Milena Harito ka reaguar (edhe pse me vonesë) për sulmet ndaj Romana Vlahutin. Mëngjesin e sotëm ajo shkruan në Twitter “I am Romana” dhe frengjisht “je suis Romana”. Harito i përdor këto fjalë si “hashtag” duke dashur të masivizojë mbështetjen për zonjën Vlahutin.
Janë të shumtë ata që mendojnë se me ndalimin e Kastriot Myftarajt i cili ofendoi rëndë zonjën Vlahutin, Qeveria ka dashur ta faktorizojë edhe më shumë ambasdoren e BE. A është në këtë linjë edhe ministrja e Ramës që bën hashtag: “je suis Romana”?!
/Opinion.al