Bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber, Hailey Baldwin është shprehur se preferon ngjyrën natyrale për flokët e saj.
Por mesa duket në spotin e ri që është duke xhiruar Haileyn e shohim tërësisht ndryshe. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto nga xhirimet për spotin e ri të një marke të njohur, ku shfaqet me flokë në ngjyrë neon.
Nuk dihet nëse është tashmë ngjyra e saj e flokëve apo ka vendosur paruke. Ndonëse është një ngjyrë e guximshme, por gjithashtu mjaft në ‘trend’ në këtë periudhe, Baldwin duket mjaft provokuese dhe në formë./Opinion.al/