Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ha përshesh…

2016/10/30 at 10:45 AM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Ha përshesh…

Meridian Ramcaj


Ky ishte refreni i seances se fundit parlamentare, kjo ishte pergjigja me te cilen kryeministri i vendit iu drejtua deputeteve te parlamentit te tij, njerezve qe jane si ai, ky eshte refreni i qeverisjes, kjo eshte shprehja qe ndjek kudo, prej vitesh, cdo shqiptar qe mendon ende se mund te besoje ne nje te neserme me shprese, se me ndershmeri, pune, shkollim e merite mund te siguroje nje te ardhme me te mire ne vendin e tij..

Nese je i ri sot, i mesuar te mos vjedhesh, shitesh, besh pazare me veten/voten, me energjite e tua prej te riu, qe beson tek arsimimi si vlere, tek puna si merite, tek ndershmeria si stil jetese, tek njerezit “me te mire se vetja” si menyre identifikimi e socializimi, je i deshtuar, ose me sakte “ha pershesh”..

Nese je i varfer e beson qe me shkolle do arrish nje dite te gjesh nje pune e te dalesh nga bataku, gabohesh, sepse duhet nje Parti qe te te gjeje pune, pavaresisht se sa “ta ndjen” per partine e politiken… ajo eshte ushqimi i ndryshem nga persheshi…

Nese je i varfer e mendon se me punen qe ke gjetur, do jetosh denjesisht, ose idealisht do vesh ndonje para menjane, gabohesh serish, sepse nese nuk vjedh, nese nuk shoqerohesh me te forte, me njerez qe njohin ate qe te mban ne pune, nese nuk “e mban mire”, nuk do kesh garanci per ato te ardhura qe te jep kjo pune.. madje as per punen .. e ne kete rast, je perseri perballe fatalitetit qe te mos kesh as edhe nje mbeshtetje sociale per te mbajtur familjen e per t’i dhene pak pershesh… paradoksalisht, do te te duhet te perballesh cdo dite me “te varfrin” tjeter, qe per te gjitha arsyet me siper: sepse zgjodhi te vidhte, te shitej, te lepinte Partine, te lepinte drejtorin e emeruar nga Partia, te flinte me ate gocen/djalin e Partise, te bente ate qe i thuhet te beje, pavaresisht se eshte e paligjshme, e pamoralshme, e paimagjinueshme, arrin te jete i pasur, te shetise me makina luksoze, te punesoje veten e familjen, te beje pushime, te ndertoje shtepi ne qytet e periferi, te paguaje shkollimin e femijeve ne shkollat perendimore.. e te mos haje me pershesh per gjithe jeten..

Nese ke nje biznes te vogel, serish ke nje fatalitet idiot me te cilin duhet te perballesh: se pari, faktin qe nuk kthehesh dot pas, sepse ke investuar kohe, energji, ide e mendje per dicka qe besoje se do te te bente te jetoje larg “te punuarit te mesiperm”, e se dyti sepse cdo dite do te duhet te perballesh me veshtiresi.. me tatimore qe te mbijne ne dere pa skrupullin me te vogel per te bere thjesht nje “verifikim”, me gjobat qe te vijne poshte dere per detyrimet qe ti i kishe paguar por qe “sistemi” qe nuk punon nuk i kishte regjistruar.. hah.. , me inspektorin qe te qan hallin se “duhet me cu lek”, me varavingot sa lart poshte per te zhdoganuar mallin, me berrylat e bizneseve te lidhur me Partine per te ofruar sherbimin qe ti ofron, me mospagesen e faturave se “nuk ka lek”, me nevojen per te punuar i qete.. keshtu qe paguaj, cdo muaj, edhe me teper sesa duhet, se mbase po te rimbursohen kur te jesh duke ngrene pershesh..

Nese ke nje biznes te madh, e ke zgjidhur. Fto per ndonje shishe vere mijera euroshe ministrin, beji ndoshta dy e tre shishe.. dhe ja! tatimi yt eshte minimal, tenderat vershojne drejt teje, partneritetet po ashtu, mediat, madje qe te ndjehesh mire, drejt teje vjen edhe rruga nacionale..

Nese je pensionist, sistemi mendon per ty, te nxjerr ne media e te lodh e peshtiros me teper se sa te kane lodhur vitet, e te ben ta falenderosh qe te rriti pensionin me plot 400 lek te reja.. po po, se ti nuk merr vesh nga indeksimi xhaxh i dashur.. se ti pershesh ha, ate ke bere gjithe jeten..

Nese je nje njeri qe mendon ndryshe, qe nuk behesh pjese e Partise, qe shkruan e poston ne rrjetet sociale statuse humoristike e satirike per sistemin e per mufkat qe sheh verdalle, censurohesh, tregohesh me gisht, anatemohesh, sepse mendon ndryshe… e per kete duhet te “hash pershesh” i marxhinalizuar ne shoqeri, pune, Parti..

Nese je nje njeri qe mendon te qendroje ne vend e mos aplikoje deshperimisht per te ikur nga syte kembet per llotarine amerikane, kanadeze, australiane apo edhe ganeze, japoneze e zelandeze (nese keto te fundit do te kishin nje program te tille), je fatkeq… ha pershesh, ne nje vend ku nuk ke me asnje mundesi.. nuk ke mundesi te ndryshosh asgje, sepse nuk te degjon askush, nuk ke ze..
Vota jote vidhet, zhduket, griset, shitet.. edhe atehere kur ti voton. Te “zgjedhurit” e tu festojne cdo dite ne festivalin e te forteve, te vrasesve, mashtruesve e lacave me makina te bukura e me armet ne brez.. Ndjehesh keq e mos me keq, i mbytur, i zhgenjyer, budalla, i pashprese, i pafat qe linde ne kete vend, e fillon mallkon cdo brezni qe te mesoi te mos ishe i poshter ne kete vend te poshtrish..

E vazhdon zgjohesh cdo dite, per te ngrene pershesh, ne kete pershesh te madh ku fatalisht u linde, duke shpresuar qe nje dite, dikush qe mendon si ti, te te perfaqesoje!

Etiketa: Ha persheshMeridian Ramcaj


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Flet për herë të parë Klement Balili: Akuzat ndaj meje, të stisura nga Sali Berisha, nuk jetoj në luks

Flet për herë të parë Klement Balili: Akuzat ndaj meje, të stisura nga Sali Berisha, nuk jetoj në luks

Ben Blushi zbulon partinë e re dhe emrin e saj, zyrtarizohet më 1 Nëntor 

Ben Blushi zbulon partinë e re dhe emrin e saj, zyrtarizohet më 1 Nëntor 

Tmerruan Italinë/ 200 mijë euro të grabitura, arrestohet shqiptarët 

Tmerruan Italinë/ 200 mijë euro të grabitura, arrestohet shqiptarët 
















TE FUNDIT

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
7 Qershor, 2025

Turisti gjerman i cili u dëmtua teksa eksploronte natyrën e Valbonës, është gjetur pas dy orë kërkimesh. Teksa ishte duke...

Lexo më shumë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com