Pas largimit nga seriali “Fate të kryqëzuara”, për shkak të mosmarrëveshjeve me aktorin protagonist në rolin e Xhihanit (Erkan Petekkaya), Nurgül Yeşilçay (Gylsereni) nuk e ka lënë sherrin me aktorin. Erkan Petekkaya, muajin e kaluar, dorëzoi në padi një gjykatë për fyerje nga Nurgül Yeşilçay, por pak ditë pas dorëzimit të ankesës, u tërhoq.
Por Gylserenit nuk i është larguar zemërimi. Në një deklaratë të fundit për mediat turke, aktorja ka thënë se Erkan Petekkaya ka pasur frikë, ndaj edhe tërhoqi padinë: “Nëse ke frikë, ke arsye për t’u tërhequr. Frika është një gjë shumë e keqe. Pas të gjitha gjërave që tha për mua, ai u ndie i frikësuar, ndaj edhe hoqi dorë”, – tha Gylseren për mediat.
E pyetur për komunikimin me Erkan Petekkaya, pas padisë në gjykatë, Nurgül tha: “Jo, jo, shikoj punën time. Ai nuk është njeriu të cilin mund ta përshëndes normalisht. Nuk do të kem asnjë kontakt me të pas kësaj që ndodhi…”