Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Guximtari i Gjirokastrës si Xheladin Beu i Kutelit, do sisë të bardha për allatet e tij të vyshkura

2016/10/28 at 4:13 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Guximtari i Gjirokastrës si Xheladin Beu i Kutelit, do sisë të bardha për allatet e tij të vyshkura

Nga Dritan LACI

“Sa të dua unë ty, Më rri mendja gjithë në ty; Ato cicat sherbetli M’i bëj meze t’i pi raki…”

Kur lexoja mbrëmë transkriptin gjithë epsh të Guximtarit të Gjirokastrës me dhoqinën hallexheshë mënd se ç’më kujtua personazhi i Xheladin Beut i Kutelit te “Vjeshta e Xheladin Beut”. Beu që kërkonte sisë të njoma dhe shalë të bardha qumësht aman-aman për allatet e tij të vyshkura. Një kronikë anakronike e një shkrimtari të madh që e ekuivalentuar me Guximtarin e provincës së sotme, apo thënë ndryshe ofiqarin e kohëve moderne, që kërkon pipppp…. në kërkim të favoreve seksuale, na bënë të mendojmë se Xheladin Beu që kishte në dorë edhe bukën dhe kopaçen, është kaq i pranishëm në jetët tona dhe po kaq frustues sa fundi i tij do të meritonte një tjerër novelë me titull “Vjeshta e Guximtar Beut”, nëse sot do kishim një penë si ajo e qëmotit të Mitrush Kutelit.

Dhe vargu që do ti këndonim do të ishte “Ç’Guxim paskërke pasur more Guxim/ Sisë të njoma, shalë të bardha, lepe-peqe-aferim/ Jarnaaa e jarna ne o Guxim o plak gushë pëllum mos pi në sisë të botës se të bën zullum/

Sepse ashtu si Xheladin Beu te vjeshta e tij e fundit, edhe Guximtar Beu është prodhim i provincës jo thjesht të vogël të Gjirokastrës, po një më të madhe që quhet Shqipëri. Ku Beu, në këtë rast Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, i velur nga pushteti si ofiqar i parë, nuk ngopet më me para, por do pipppp…. në tavë, sepse ndryshe ai ka edhe bukën edhe kërbaçin. Dhe për këtë ai ka ngritur edhe sistemin se si ta fusë kunadhen në grackë. “Sepse puna e bejllëkut dhe çiflikllëkut,- siç qësëndiste Kuteli te “Vjeshja e Xheladin Beut” do marifete” Dhe për këto marifete të provincës dhe ca më tej duhen edhe qehallarë, lanxho, laro, zyba dhe fërfëllesha sekretare.

Sepse kryetari të thotë njëherë… po të thotë edhe dy herë… edhe tre herë… edhe katër herë. Kryetari ka guxim pa e ka emrin Guxim. Dhe trimin nën pantallona se ka për shokë, as ta mbaj si trofe, as ti varet kandari kur syve i fërfëllin si sokoleshë zari.

Ja pra kështu edhe Guximtar Beu që syri s’ja bën tërr, dhe të fut edhe plumbin po kallëzove. Sepse ai ka krijuar sistemin. Ai ka miq të lartë kudo, i ushqen çdo ditë dhe i ka pikërisht për një ditë të tillë.

Edhe pse allatet po e lënë, ajo e uruar mendimin se ç’ja turbullon. Nuk ka rëndësi se ka grua, ka vajzë, se do bëhet gjysh, ai është Beu që llafin s’duhet tja bësh dysh. Po mo po. Beu që kemi prodhuar ne të provincës. Beu në Qeveri, Beu në Drejtësi, Beu në Arsim, Beu kudo. Që edhe pse e di që mund të ketë një vjeshtë si ajo e Xheladin Beut, prapë nuk e ka për turp ti fërkojë allatet edhe në pleqëri edhe pse aletet nuk i binden.

Sepse ai ka ligjin në dorë. Dhe ligji është si shkopi i Maliqit. Ka të drejtë por ka edhe me gunga.

Por ashtu si Xheladin Beu edhe vjeshta e Guximtar Beut të kohëve moderne vjen një kohë dhe i bien gjethet. Edhe pse ajo zbrazëtira sa një zgërbonjë gështenje që e ka krymbin brenda, fillon e të ha ditës ditës, sa edhe neveritja që fillon të kaplon nuk të bën më përshtypje edhe pse gojën e ke helm, gjuhën të trashur si shuall bualli, gojën të idhët sikur ke ngrënë shafran.

Po prapë edhe pse trupi të dhëmb nga sikleti i pleqërisë që po të afron, melhemin e kërkon te qumështi i dallandyshes. Sepse sa më afër të jetë fundi, aq më shumë të duhet kërbaçi për të marrë edhe ca qejfe të fundit që s’pate mundësi ti gëzosh në rini… Vetëm se ashtu si Marua e Kovit te Vjeshta e Xheladin Beut, ashtu do ketë edhe një “Sisëqumësht Argjiro” edhe për Guximtarët e sotëm me pushtet. Të gjithë e dimë se fundi vjen një ditë për të gjithë, por varet si e zgjedh afrimin e fundit….

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

13 Gusht, 2025 10:42 pm
Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
Bota

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

13 Gusht, 2025 10:32 pm
Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
Aktualitet

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

13 Gusht, 2025 10:14 pm
Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
Rajoni

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

13 Gusht, 2025 10:02 pm
Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës
Bota

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

13 Gusht, 2025 9:41 pm
Fundoset gomonia me emigrantë në La Mansh
Bota

Të paktën 22 të vdekur pas fundosjes së dy anijeve me migrantë në Itali

13 Gusht, 2025 9:09 pm
Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

13 Gusht, 2025 8:57 pm
Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!
Kryesore

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

13 Gusht, 2025 8:43 pm
Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit
Aktualitet

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit

13 Gusht, 2025 8:23 pm
Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri
Rajoni

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri

13 Gusht, 2025 8:05 pm
Para
FOTO/ Zgjidhet misteri i kryqit gjigant

FOTO/ Zgjidhet misteri i kryqit gjigant

Video/ Protestojnë kundër impiantit të mbetjeve, policia dhunon banorët

Video/ Protestojnë kundër impiantit të mbetjeve, policia dhunon banorët

Fotolajm/ Talenti shqiptar stërvitet me ekipin e parë të Milanit

Fotolajm/ Talenti shqiptar stërvitet me ekipin e parë të Milanit

TE FUNDIT

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
13 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Sipas informacioneve të para, dy automjete janë...

Lexo më shumë

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
13 Gusht, 2025

Bisedime BE-SHBA para takimit për Ukrainën ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin në Alaskë: Perëndimi demonstron unitet dhe insiston për armëpushim....

Lexo më shumë

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
13 Gusht, 2025

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë...

Lexo më shumë

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
13 Gusht, 2025

24 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga dokumentet më të rëndësishme politike në historinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com