Pedagogia Zana Guxholli ka treguar në emisionin “Opinion” mënyrën se si qarkullon dhe pastrohet paraja e pistë.
Ajo tha se kryesisht përdoren biznese me xhiro të inflatuar ose parajsat fiskale, ku nuk kërkohet origjina e parave.
“Nëse nuk je kriminel që të kesh skedë dhe të jesh i dëmshëm në disa shtete të ruajnë ekretin banker”, tha Guxholli.
Pjesë nga biseda në studio
Fevziu: Si qarkullon paraja e pistë?
Guxholli: Një mënyrë është biznesi. Hap një biznes, hap një dyqan…
Fevziu: Politikan që hap dyqan?
Guxholli: E hap gruaja, vjehrra, vjehrri. Atje xhiroja inflatohet, bëhet fiktive.
Fevziu: Pra shet dy dhe thotë kam shitur 20.
Guxholli: Po ti duhet mund të bëjë edhe më shumë fatura, puna është që të pastrojë paranë, që paraja të dalë e rregullt. Një mënyrë tjetër është që del jashtë dhe e investon,.
Fevziu: Po jashtë të kërkojnë burimin e parave?
Guxholli: Parajsa fiskale.
Fevziu: Nga parajsa fiskale e çon direkt në bankë?
Guxholli: Po.