Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Guvernatori i Kalifornisë thirrje për rezistencë ndaj administratës së re të Presidentit të zgjedhur Trump

2024/11/18 at 5:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Guvernatori i Kalifornisë thirrje për rezistencë ndaj administratës së re të Presidentit të zgjedhur Trump

Ndërsa Donald Trumpi përgatitet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në janar, disa guvernatorë të zgjedhur nga radhët e Partisë Demokrate po përgatiten të mbrojnë politikat progresive të shteteve të tyre. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble njofton nga Kalifornia, ku guvernatori ka bërë thirrje për një seancë urgjente të asamblesë së këtij shteti.

Ndërsa Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump përgatitet të marrë pushtetin me një shumicë republikane në të dyja dhomat e Kongresit, disa guvernatorë demokratë duan të kufizojnë ndikimin e tij në shtetet e tyre.

“Nëse përpiqeni të dëmtoni njujorkezët, ose të hiqni të drejtat e tyre, unë do t’ju luftoj në çdo hap“, tha guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hotchul.

Me shpejtësi reagoi edhe guvernatori i shtetit Illinois, J.B. Pritzker.

“Nëse merresh me banorët e shtetit tim, duhet të kalosh nga unë njëherë”, tha guvernatori Pritzker.

“Bëjmë thirrje për një seancë të posaçme urgjente të legjislaturës të shtetit tonë, të fokusuar në mënyrë të vendosur tek vlerat që ne i mbajmë të shtrenjta, që unë mendoj se janë vlera universale, që janë vlera amerikane”, tha guvernatori Newsom.

Guvernatori i Kalifornisë bëri kështu thirrje për një seancë të posaçme të asamblesë shtetërore për t’u përgatitur për atë që zyra e tij thotë se është: “një administratë federale e ardhshme që e ka kërcënuar shtetin në disa fronte”.

Pas fitores së tij, Presidenti i zgjedhur Trump postoi në rrjetin “Truth Social” se guvernatori Newsom “po përpiqet të VRASË Kaliforninë e bukur të vendit tonë”.

“Shteti i Kalifornisë është një rrëmujë“, tha zoti Trump në shtator.

Presidenti i zgjedhur Trump thotë shpesh se politikat progresive në Kaliforni kontribuojnë për krimin, të pastrehët dhe emigracionin e paligjshëm.

Gjatë presidencës së parë Trump, Kalifornia ngriti mbi 100 padi ndaj qeverisë federale, duke mbrojtur me sukses politikat shtetërore për emigracionin, për standardet e gazeve që çlirojnë automjetet, si dhe për qasjen tek kujdesi shëndetësor.

Duke folur javën e kaluar pranë urës së mirënjohur “Golden Gate” të San Franciskos, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta tha se ekipi i tij planifikon të fillojë ngritjen e padive, sapo Presidenti i zgjedhur Trump të marrë detyrën.

“Zoti Trump e tejkaloi në mënyrë të përsëritur autoritetin e tij në periudhën 2016 – 2020. Nuk ka asnjë arsye për të menduar se ai nuk do ta bëjë këtë sërish. Ne e balancuam, e ndalëm dhe e zbrapsëm sa herë që përpiqej të tejkalonte kompetencat“, tha prokurori i Kalifornisë.

Në një ndalesë gjatë fushatës elektorale në Los Anxhelos në shtator, zoti Trump sulmoi udhëheqësit e Kalifornisë dhe menaxhimin e burimeve shtetërore nga ana e tyre.

“Unë do t’ju jap siguri. Unë do t’ju jap një kufi të shkëlqyer dhe do t’ju jap më shumë ujë se pothuajse çdokush tjetër“, tha në shtator zoti Trump.

Kalifornia shpenzoi mbi 41 milionë dollarë për të mbrojtur ligjet dhe politikat gjatë presidencës së parë Trump, sipas organizatës jofitimprurëse “CalMatters”.

Kur ligjvënësit e Kalifornisë të mblidhen në dhjetor, udhëheqësit demokratë thonë se do të votojnë për fondet e emergjencës për ta bllokuar administratën e ardhshme Trump që të deportojë emigrantët, të kufizojë të drejtat për riprodhimin dhe ato civile, si dhe të heqë masat për mjedisin në shtetin më të populluar të Amerikës./voa

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Mirazhet në Shkretëtirën e Premtimeve Klimatike dhe COP 29 në Azerbajxhan

Mirazhet në Shkretëtirën e Premtimeve Klimatike dhe COP 29 në Azerbajxhan

Presidenti Begaj pret në takim amabasadorët: Përdoreni diplomacinë me epërsinë që ju takon

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës në Tiranë, reagon Presidenti Begaj: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale

Buxheti 2025/ Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe zbulon sa pensionistë përfitojnë bonusin për këtë fundvit

Buxheti 2025/ Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe zbulon sa pensionistë përfitojnë bonusin për këtë fundvit

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com