Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis shpall kandidaturën për president

2023/05/25 at 8:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis shpall kandidaturën për president

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis tha të mërkurën se do të kërkonte nominimin republikan për president për zgjedhjet e vitit 2024, duke filluar kështu një përballje me aleatin e tij të dikurshëm, ish-Presidentin Donald Trump, një zhvillim ky që do të ketë ndikim të konsiderueshëm tek gara elektorale drejt Shtëpisë së Bardhë.


Zoti DeSantis e bëri njoftimin nëpërmjet një mesazhi me video, përpara një interviste audiofonike në Twitter me drejtuesin e këtij rrjeti, Elon Musk.

“Kemi nevojë për guximin për të udhëhequr dhe forcën për të fituar”, tha zoti DeSantis. “Unë jam Ron DeSantis dhe po kandidoj për president për të udhëhequr rikthimin tonë të madh amerikan”.

Me një profil kombëtar në rritje dhe me ato që priten të jenë burime të mëdha financiare, zoti DeSantis, 44 vjeç, bëhet menjëherë kështu rivali më i madh i ish-Presidentit Trump për nominimin e Partisë Republikane.

Ai pritej fillimisht ta shpallte vendimin gjatë bisedës me pronarin e rrjetit social, ‘Twitter’, Elon Musk.

Duke zgjedhur Twitter-in të mërkurën në mbrëmje, zoti DeSantis u përpoq të përfitonte nga strategjia që ndihmoi ta shndërronte sipërmarrësin e njohur televiziv Donald Trump në një figurë kryesore të skenës politike.

Gjërat nuk shkuan siç ishin planifikuar.

Aktiviteti në internet filloi me defekte teknike që zoti Musk tha se ishin për shkak të “sforcimit” të serverave, sepse njerëz të shumtë po përpiqeshin ta ndiqnin bisedën audiofonike. Fillimi u vonua me mbi 20 minuta përtej kohës së planifikuar, përdoruesit nxirreshin jashtë sistemit, dëgjoheshin eko nga mikrofonat, ndërkohë që luhej muzikë gjatë problemeve teknike që vazhdonin.

“Mund ta dallosh nga gabimet se është e vërtetë”, tha zoti Musk.

Ekipi i ish-Presidentit Trump përqeshi Guvernatorin DeSantis.

“Kjo është një fatkeqësi. Nuk është për t’u habitur”, shkruajti në Twitter këshilltari i lartë i zotit Trump, Chris LaCivita.

Musk kishte njoftuar që të martën se biseda, që do të transmetohej drejtpërdrejt në ‘Twitter Spaces’, do të ishte vetëm me audio.

“Do të intervistoj Ron DeSantis-in dhe ai ka mjaft për të thënë. Kjo do të jetë hera e parë që diçka e tillë po ndodh në mediat sociale me pyetje dhe përgjigje që do bëhen në kohë reale”, tha zoti Musk gjatë një paneli për Revolucionin Teknologjik i organizuar nga gazeta amerikane, “Wall Street Journal” në Londër.

Ron DeSantis do t’i bashkohet një gare me shumë kandidatë republikanë, ku do të vendoset nëse partia do të largohet nga ish presidenti Donald Trump, në përpjekje për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Joe Biden.

“Unë e shoh atë duke tërhequr një pjesë të bazës së përkrahësve të zotit Trump dhe duke u bërë më tërheqës për republikanët që duan vërtet një kampion në formën e ish presidentit Trump, por pa problemet e Donald Trumpit”, thotë profesorja e Shkencave Sociale në Universitetin ‘Brown’, Wendy Schiller.

Guvernatori DeSantis deri në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar kishte marrëdhënie të mira me ish presidentin Trump, por fakti, që në vend të mbështetjes për ish presidentin, po hyn vetë në garë, ka bërë që ish presidenti të fillonte sulmet ndaj tij para disa muajsh.

“Ai duhet të thotë unë po ju ofroj diçka që nuk e keni provuar. Unë do të jem më i mirë në planin afatgjatë sesa Donald Trumpi dhe unë mund ta fitojë Shtëpinë e Bardhë. Pra, oferta e tij, si një kandidat i qëndrueshëm mendoj se është një strategji e zgjuar”, thotë profesorja Schiller.

Guvernatori DeSantis gjithashtu u ka shpallur luftë të hapur politikave liberale, duke ndaluar nga sistemi shkollor i Floridës librat që flasin për barazinë racore, ka nënshkruar një ligj, që praktikisht e ka bërë abortin të pamundur dhe ka sulmuar të drejtat e komunitetit LGBTI.

“DeSantis është marrë me disa prej çështjeve më të ndjeshme kulturore, të cilat i shërbejnë për të tërhequr elektoratin republikan këto ditë. Sot është pak e vështirë të kuptosh se cilat janë çështjet kryesore që bashkojnë republikanët, por shqetësimi për disa nga politikat e së majtës duket se i bashkon republikanët”, thotë studiuesi i Qendrës së Politikave Dypartiake, Tevi Troy.

Analistët thonë se DeSantis ka të ngjarë të përpiqet të ecë në një vijë të kujdesshme duke shmangur sa më shumë përballjet që mund të vlerësohen denigruese për përkrahësit e ish presidentit Trump, ndërkohë që e bën të qartë se ai mbështet të njëjtat politika, por duke mos qënë aq kontradiktor sa ish presidenti./ VOA



Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
Student në Gjermani? Ja çfarë duhet të dini

Student në Gjermani? Ja çfarë duhet të dini

Gjendet i mbytur në liqen 13-vjeçari në Dibër

Gjendet i mbytur në liqen 13-vjeçari në Dibër

Interi fiton Kupën e Italisë

Interi fiton Kupën e Italisë
















TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com