Guvernatori i Bankës se Shqipërisë, Gent Sejko dhe nëndrejtori i SHISH Oljan Kanushi mesditën e sotme janë parë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë.
Sipas News 24, zëvendës drejtori i SHISH, aktualisht në detyrë si kreu i Komanduar i SHISH Olian Kanushi ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ky është takimi i parë mes zv. drejtorit të SHISH pas shkarkimit të Helidon Bendos, të cilit iu dha detyra e këshilltarit të kryeministrit.
Ndërkohë më herët në kryeministri ka qenë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili gjithashtu është takuar me kryeministrin Rama.
Nuk dihen detaje se për çfarë po zhvillohet takimi.