Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gur në zemrën e kardiologut Edvin Prifti

2021/02/13 at 5:32 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 6 min
A A
250 mijë € dhe 16 mln lekë cash,Prokuroria kërkon burg për Edvin Priftin

Nga Lorenc Vangjeli-


Eshtë kaq tunduese dëshira për të hedhur gurë, drurë e hunj mbi doktor Edvin Priftin. Eshtë kaq e ngutshme dëshira për ta fshikulluar me thupra dhe për ta lidhur në shtyllën e turpit. Eshtë kaq i pacak ngazëllimi i turmës që sheh njeriun që e zbritën nga piedestali i nevojës ku kishte ngjitur veten dhe që u rrafshua nga fati në morinë e pafund të anonimëve me duar në xhepa.

Të asaj kategorie të mrekullueshme njerëzore që lumturohet në mëngjez nga defektimi i plotë dhe mezi shembet në gjumë nga e ngrëna e yndyrshme në darkë, të asaj aradhe të madhe njerëzish që frustrohen nga shefi një gisht më lart se ta dhe frustron vartësin një gisht më poshtë vetes; gjithë ata që lodrojnë si lepurushë të butë me të fortët që zgjidhin halle dhe bëhen tigra me të dobtin që ka hall.

Profesor Edvin Prifti është shënjestra e shkëlqyer e momentit për urrejtjen e turmës. Ende i ri në moshë, i pasur, i talentuar dhe i njohur, ai ka gjithçka që do të mjaftonte t’ja bënte krokodil xhelozinë kujtdo që ka probleme vetjake. Ai është justifikimi dhe shpërblimi i fortë i çdo të dështuari që ngushëllimin për mos ngjitjen lart, e gjen tek lumturia që provon kur tjetri bie në poshtë.

Emri i doktor Priftit doli rastësisht në përgjimet e SPAK-ut. Zyrtarisht i dyshuar për mitmarrje. Kontrolli në shtëpinë e tij – pa praninë e avokatit –  nxorri në dritë një sasi të madhe parash në euro dhe lekë. Edhe pse nuk ju gjet asnjë qindarkë në zyrë, siç u tha, kaq mjaftoi që të nisë kryqëzata e publikut, armatosur me heshta morali të rremë, veshur me pancirë dinjiteti fallso, mbartur me buzët e holla të përkohtësisë që në mënyrë të rrufeshme, denoncoi, akuzoi, faktoi, provoi fajësinë dhe shqiptoi edhe vendimin për mëkatarin me bluzë të bardhë.

Por çfarë dihet deri më tani është vërtet shumë pak. Elementët e dalë në media nga dosja janë tërësisht të pamjaftueshme për të gjykuar për fajësinë apo pafajësinë e çdo individi, përfshi edhe atë të doktor Priftit, të cilit përpara se t’i lexoheshin të drejtat e tij publike, ju bë gjyq publik. Çdo individ në vendin dhe situatën e tij, është i pafajshëm deri në momentin që gjykata vendos ndryshe dhe në mënyrë përfundimtare, por sepse ka edhe shpjegime të tjerë që akuzatorët publikë nuk i kanë marrë parasysh. Ndryshe nga individët e zakonshëm, për shkak të njohjes publike, doktor Prifti është i detyruar të përgjigjet edhe zyrtarisht, edhe publikisht.

Një prej sqarimeve të thjeshta që mund të jepen vjen nga fakti se ai është një nga kardiokirurgët më të mirë në vend dhe se përveç detyrës në spitalin publik, operon edhe në disa spitale private në vend. Kush ka trokitur në ato dyer, ka një ide të përafërt sesa kushton bisturia e një doktori të këtij niveli, të cilën veç të tjerash e kuoton tregu dhe nevoja.

Një shpjegim shtesë që dha Henrik Ligori, një nga penalistët më të shkëlqyer shqiptarë dhe avokat i tij, është se burimi i parave të gjetur vjen nga një transaksion pronash.

Dhe një tjetër shpjegim edhe më i thjeshtë gjendet me një kërkim në Google në lidhje me emrin e doktor Priftit: Cenci-Bolognetti & Louis Pasteur apo Memorial Graham Award World Winner, American Association for Thoracic Surgery. Vetëm këto dy çmime kushtojnë pak më shumë se një qind mijë euro.Po kështu edhe mbi një qind publikime shkencore dhe mbi 300 leksione ndërkombëtare që ai ka dhënë në vite, nga Italia e deri në Shtetet e Bashkuara, për të cilat është vështirë të bësh kontabilitet.

A ka një mospërputhje mes staturës së këtij individi dhe mbajtjtes së parave në gjendje cash në shtëpi, ndryshe nga sa thotë ligji? Natyrisht që ka, por kjo nuk përfshin fajësi të atij lloji që i veshin si mantel force doktor Priftit.

Askush nuk është mbi ligjin dhe ligji duhet të peshojë egër mbi Doktor Priftin vetëm në një rast. Profesori i zemrës është fajtor vetëm nëse ai do ta kishte kushtëzuar shërbimin e tij në spitalin publik në këmbim të parave. Qoftë dhe një qindarkë të vetme të ketë marë në këtë mënyrë, qoftë dhe në këmbim të shpëtimit të jetës, ai do të duhej të ishte pa asnjë mëdyshje subjekt i Kodit Penal.

Nëse nuk ka ndodhur kështu, sado e madhe të jetë dhurata që i kanë dhënë, edhe nëse prokuroria e quan atë mitë, ai do të vazhdojë të jetë i pafajshëm dhe fajtorë janë gjithë gjykatësit popullorë që e gozhduan atë.

Ka më shumë se kaq sepse ky nuk është thjesht rasti i profesor Edvin Priftit. Ky është rasti tipik që dëshmon thellësinë e mentalitetit sovjetik që mbizotëron në shoqërinë shqiptare, që dikton se intelektuali është shërbëtor i masës dhe jo shërbenjës i shoqërisë. Eshtë ky mentalitet që nuk lejon të kuptohet se njerëzit kanë të drejta të barabarta, por nuk janë të barabartë në merita apo shpërblesë.

Që një mjek të jetë i pasur, e ndoshta edhe shumë i pasur, nuk duhet të jetë përjashtim, por duhet të jetë rregull. Për të mbetur vetëm tek kardiologjia, kush ka pasur probleme për veten apo për të afërimit e tij duke nisur që me doktor Berishën e parë e për të vazhduar me profesorët e artë, Alban Dibra, Arben Baboçi, Artan Goda, Andi Kaçani, Bekim Jata, Altin Veshti, Roland Xhaxho e shumë të tjerë që drithërojnë për pacientët në zyrën e doktor Maksi Bashos, ka kuptuar se në çastin e ndeshjes për jetën, leku nuk ka asnjë vlerë përpara vdekjes. Kush guxon t’u numërojë paratë në xhep dhe të vdekurit në klinika si maskarenjtë tespiet dhe të fajësojnë profesor Kapisyzin, Lulin e Artë, Silvën, Almën, Najadën, Nevilën, Arianin dhe Arianin, Vasil Llajon e Mrekullueshëm dhe dhjetra mjekë të tjerë, duhet të kuptojnë se edhe falë tyre, jeta ka një shans më shumë.

Se është individi që ka nevojë për mjekun dhe mjekut individi i detyrohet me mirënjohje. Eshtë e vërtetë e dhembshme se Tiret nuk lajnë vetëm korridoret dhe nuk ndërrojnë vetëm pampers. Ato gjenden kudo. Janë edhe me bluza të bardha. Edhe në sistemin e shëndetësisë ka shumë horra dhe maskarenj që duhet të përbuzen e ndëshkohen. Për fat të mirë ky grup mjekësh, infermierësh e sanitarësh janë pakicë dhe janë refleks i gjithë babëzisë së shoqërisë shqiptare. Shumica dërmuese, të tjerët as nuk bëjnë tendera, as nuk përfitojnë nga prona publike dhe as nuk marrin para në këmbim të detyrës publike. Ata detyrimisht duhet të paguhen për shkak të profesionit të tyre. Do të pranojnë edhe dhurata. Madje shumë më shumë se të tjerët.

Biblën dhe Kuranin mund ta lexojnë edhe djajtë, edhe shejtanët. Djajtë dhe shejtanët mund t’i citojnë Librat e Shenjtë, por kjo nuk i bën ata as ëngjëj dhe as meleqë. Ndaj kush e ndjen veten të tillë, deri në momentin që për doktor Priftin e të tjerë bluza të bardha vazhdimisht nën akuzë, të flasë drejtësia, të mos përtojë të hedhë një gur mbi të.

Çdo gur që hedh mbi ta, lehtëson vetë gurëhedhësin nga shumë halle, i justifikon paaftësinë, dembelizmin otoman, përgjumjen e vazhdueshme, i heq dehjen nga rakia e keqe dhe e bën të ndjehet i rëndësishëm, i dukshëm dhe i prekshëm në një ambient që ai thjesht e ndot me frymëmarrje. E pastron atë moralisht duke i dhënë rolin e gjykatësit dhe bën edhe çdo  mëkatar të ndjehet gjykatës të ndershëm për Profesorin dhe sojin e tij të njerëzve të mençur. T

ek të vetëshpallurit puritanë gjenden si rregull pisllëqet më të zymta morale. Askush nuk bërtet më fort për moralin pubik sesa kurvat publike. Gjithëkush, përfshi edhe akuzën publike e ka në dorë ta shpallë kardiokirurgun Prifti e të ngjashmit e tij fajtorë për efikasitetin e vaksinës në botë, për varfërinë dhe përmbytjet. Kush godet më fort ka bonus për shlyerje mëkatesh vetjake.

Por mbasi ta shembin me gurë dhe mbasi ta groposin nën gurë, mbasi të mbarojë histeria publike e linçimit të aseteve tona publike, gurëhedhësit duhet të lajnë duart. Jo si Pons Pilati dhe jo si Makbethi. Ata duhet të sterilizohen për t’i ngjarë mendimit që kanë për veten, të marrin bisturinë e doctor Priftit në duar dhe të fillojnë të operojnë zemrat e njëri-tjetrit. Shumë shpesh do të gjejnë kraharorë bosh. Pa zemër brenda. Zoti i ndjeftë ata dhe viktimat e tyre, i falshin djajtë që lexojnë Biblën, por nuk janë bërë dot kurrë ëngjëj!

Etiketa: edvin priftilorenc vangjeli


Ju sugjerojmë

Krijohet në Shqipëri Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura
Kryesore

Krijohet në Shqipëri Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura

2 Qershor, 2025 6:17 pm
Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare
Sport

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

2 Qershor, 2025 6:04 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Kavajë
Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Kavajë

2 Qershor, 2025 6:00 pm
Lufta në Gaza, Turqia kërkon të bëhet pjesë e padisë për gjenocidin ndaj Izraelit
Bota

Bisedimet Rusi-Ukrainë, Erdogan: Uroj të presim Putinin, Zelenskyn dhe Trumpin

2 Qershor, 2025 5:57 pm
Trajneri i kombëtares serbe: Iki që nesër nëse jam unë problemi
Sport

Trajneri i kombëtares serbe: Iki që nesër nëse jam unë problemi

2 Qershor, 2025 5:47 pm
Zgjedhjet presidenciale, goditje për qeverinë polake
Bota

Zgjedhjet presidenciale, goditje për qeverinë polake

2 Qershor, 2025 5:39 pm
Britania e Madhe regjistroi pranverën më të thatë në pesë dekadat e fundit
Bota

Britania e Madhe regjistroi pranverën më të thatë në pesë dekadat e fundit

2 Qershor, 2025 5:37 pm
Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh
Rajoni

Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh

2 Qershor, 2025 5:28 pm
Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri

2 Qershor, 2025 5:23 pm
PD nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve, KAS shtyn seancat ankimore të demokratëve
Aktualitet

PD nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve, KAS shtyn seancat ankimore të demokratëve

2 Qershor, 2025 5:21 pm
Para
Dëborë dhe shi në të gjithë vendin,policia informon për akset problematike

Dëborë dhe shi në të gjithë vendin,policia informon për akset problematike

Epoka e dyqanit në celular

Epoka e dyqanit në celular

Nënshkodra 38 ditë në ujë, Bushati: Kryeministër, nën përgjegjësinë tuaj

Nënshkodra 38 ditë në ujë, Bushati: Kryeministër, nën përgjegjësinë tuaj
















TE FUNDIT

Krijohet në Shqipëri Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura

Krijohet në Shqipëri Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura
2 Qershor, 2025

Ditën e sotme u zhvillua ceremonia e hapjes së Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë....

Lexo më shumë

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare
2 Qershor, 2025

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot sesionin e parë stërvitor në përgatitje të super-sfidës në fundjave kundër Serbisë më 7 qershor....

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Kavajë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Kavajë
2 Qershor, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për rinumërim të...

Lexo më shumë

Bisedimet Rusi-Ukrainë, Erdogan: Uroj të presim Putinin, Zelenskyn dhe Trumpin

Lufta në Gaza, Turqia kërkon të bëhet pjesë e padisë për gjenocidin ndaj Izraelit
2 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me bisedimet e paqes që u mbajtën ditën e sotme në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com