Prej disa ditësh mediat italiane kanë folur se Pep Guardiola do të marrë drejtimin e Juventusit.
Por pas këtyre lajmeve, ka reaguar klubi i Manchester Cityt, ku punon aktualisht spanjolli, duke mohuar këtë lajm.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar për “Sky Sport”, Këshilltari Administrativ i City-t, Alberto Galassi, i cilësoi këto zëra si qesharake, ndërsa u shpreh i bindur se Guardiola do të vijojë punën në Manchester.
“Thashethemet për një kalim të Guardiolës te Juventusi i cilësoj si qesharake dhe të pabaza. Trajneri ka ende edhe dy vite kontratë me ne dhe mbi të gjitha, ka theksuar vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë gjatë në Manchester. Jemi të qetë dhe të bindur se bashkëpunimi ynë me Guardiolën do të vijojë edhe për sezonin e ardhshëm”, tha Galassi./ Opinion.al E.Xh.