Pep Guardiola ka zbuluar se sezonin e ardhshëm do të drejtoj një klub të Premierligës.
Trajneri aktual i Bayern Munichut nuk ka zbuluar se cilin ekip do të drejtoj, por sipas mediave britanike Guardiola pritet ta marrë drejtimin e Manchester City.
“Arsyeja se pse nuk e kam vazhduar kontratën me Bayernin është shumë e thjeshtë. Dua ta menaxhoj një skuadër në Premierligë. Fitimi i Ligës së Kampionëve do ta kompletonte qëndrimin tim te Bayerni”, ka deklaruar Guardiola në një konferencë për shtyp.