Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grushti i Angela Merkelit kundër “babait” të saj politik

2021/10/20 at 7:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Grushti i Angela Merkelit kundër “babait” të saj politik

Në një artikull që botoi më 22 dhjetor 1999, Angela Merkel u distancua nga “babai i saj politik” Helmut Kohl dhe “arkat e zeza” të partisë CDU. Me këtë hap, ajo rrezikoi të ardhmen e saj politike, por e shpëtoi CDU-në.


Angela Merkel nuk do të ishte bërë kurrë kryetare e partisë CDU dhe as kancelare e Gjermanisë, nëse më 22 dhjetor 1999 të mos kishte publikuar tekstin e saj në gazetën e përditshme Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ku ajo hapur u distancua nga politika e ish-kancelarit Helmut Kohl. Në këtë tekst ajo u distancua pra nga mentori i saj politik, i cili e ka mbështetur fuqishëm në karrierën e saj. U distancua nga “babai i saj politik” dhe nga “babai i bashkimit të Gjermanisë”, nga njeriu që udhëhoqi partinë CDU plot 25 vjet.

Por Kohl ishte edhe një politikan, i cili për vite me radhë ka mbajtur një “arkë të zezë” dhe refuzonte me këmbëngulje të zbulonte emrat e donatorëve të fshehtë. Në këtë mënyrë ai diskreditoi edhe vetë partinë CDU.

Helmut Kohl e “ka dëmtuar partinë”, shkroi Angela Merkel. Sekretarja e përgjithshme e partisë, asokohe 45-vjeçarja Angela Merkel, mori guximin dhe kritikoi “xhindin” politik, të cilin askush publikisht nuk guxonte ta kritikonte, e të mos flasim për përplasje të hapur politike me të. Kjo ishte një bombë politike që shpërtheu në prag të festave të Krishtlindjeve, kur CDU ishte në një krizë të thellë.

“Arkat e zeza”

Në ato rreth 200 rreshta teksti në gazetë, Merkel tha se ajo ishte e tronditur nga detajet e aferave të “arakave të zeza” – një sistem përmes së cilit është finacuar CDU që prej viteve 1970. Me këto kritika, Angela Merkel ka rrezikuar të ardhmen e saj politike brenda partisë CDU, ku Kohl ishte shumë i fuqishëm. Menjëherë pas publikimit të artikullit, Merkel u gjet në shënjestër të kritikave nga mbështetësit e Kohlit.

Por nga ana tjetër, shpjegimi i saj shumë i saktë i çështjes dhe kërkesa për një katarsis – shihej si një kashtë shpëtimi për partinë që fundosej në një krizë edhe më të thellë.

Përgjegjësia e partisë

Angela Merkel - ein rasanter politischer Aufstieg

“Veprimet, të cilat i ka pranuar edhe vetë Kohl, e kanë dëmtuar partinë. Partia nuk i kishte publikuar të dhënat për 1,5 deri në dy milionë marka dionacionesh, të cilat nuk janë deklaruar në raporte… Partia duhet të justifikojë se si kjo është e mundur”, shkruan Merkel për FAZ tre ditë para Krishtlindjeve 1999, duke i krahasuar këto skandale me disa afera që kanë ndodhur në vitet 80-të, kur koncerni Flick, me pagesa të donacioneve kishte shtuar influencën në institucione.

Një nga fjalitë kryesore të letrës së hapur të Angela Merkelit është se “partia – dhe jo vetëm ai (Kohl) – duhet të justifikojë sesi ishte e mundur një gjë e tillë”. Merkel nuk i referohej askujt me emër në këtë letër. Ajo shkruante në shumës dhe thoshte “ne” – ne jemi përgjegjës. Duke përfshirë edhe veten.

Merkel nuk e falte askënd nga përgjegjësia politike për mbledhjen e paligjshme të parave – madje as veten. Gjashtë javë para se letra të botohej në FAZ, u bë e qartë se Kohl ishte personalisht përgjegjës për “arkën e zezë”. Helmut Kohl, njeriu që i mundësoi politikanes së atëhershme të talentuar nga Lindja të ngrihej në krye të politikës gjermane në fillim të viteve 1990, tani sulmohej nga vetë ajo.

„Letra historike”

Menjëherë pas publikimit, letrës së saj iu dha epiteti “historike”. Ato ditë Angela Merkel, gruaja e cila më pas mori postin e kancelares ku është edhe sot, plot 16 vjet me radhë, rrezikoi të ardhmen e saj politike, rrezikoi gjithçka.

Menjëherë me 22 dhjetor 1999, kundërshtarët e brendshëm filluan ta quajnë atë “babë-vrasëse”, “tradhtare”, një grua që “ndot folenë e lindjes”. Shumëkush u distancua nga ajo publikisht. Por kishte dhe disa që e mbështesnin publikisht.

Në prag të Krishtlindjeve 1999, asokohe i riu Friedrich Merz, deputet i Unionit në Bundestag, tha: “Unë nënshkruaj çdo fjali!” Edhe mediat ishin në anën e Angela Merkelit. Me kalimin e kohës, kritikët ishin gjithnjë e më të heshtur, ndërsa mbështetësit më të zëshëm.

Në lojën krejt ose asgjë, Angela Merkel fitoi. Nga favorizimi i bazës së partisë, tek mbështetja e gjerë e publikut gjerman. Ajo u bë fytyra e CDU-së, një “CDU-je të re”, pa ngarkesa nga e kaluara, që distancohet edhe nga Kohli dhe punët e tij të turbullta. Por një parti, e cila i njeh meritat historike të Kohlit për Gjermaninë.

Helmut Kohl zur CDU-Spendenaffäre

Heshtja e Kohlit

Në artikullin e publikuar në FAZ, Merkel kritikon edhe heshtjen e Kohlit, pasi ai me këmbëngulje refuzonte të publikonte emrat e personave që kanë dhënë donacione sekrete, me shpjegimin se bëhet fjalë për “besueshmërinë e CDU dhe besueshmërinë e partive politike në përgjithësi”. Por Merkel ishte e mendimit se vetëm sqarimi i gjërave mund të forcojë edhe më shumë imazhin e partisë dhe të vet Kohlit, si dhe rolin e tij historik. E do të hapte edhe një perspektivë për forcimin e partisë.

Merkel nuk kërkoi falje me këtë letër për lëshimet e Kohlit. Por arriti një lloj kthjellimi të CDU-së, duke u distancuar bindshëm nga “arkat e zeza” dhe i hapi rrugën partisë që të shkojë përpara.

Mësimet e CDU-së

CDU Schäuble Merkel Friedrich Merz

CDU duhet të mësojë të ecë përsëri, duhet të fillojë të besojë në vete dhe mundësitë e veta, duhet të fillojë beteja politike për të ardhmen e saj, shkroi Merkel. Mes fjalive të buta plot respekt për mentorin e saj politik, mesazhi i Angela Merkel për anëtarët e Unionit CDU/CSU ishte i qartë: Epoka e Helmut Kohl mori fund. CDU duhet të rinovohet nëse dëshiron të mbijetojë. Ndërsa arkat e zeza duhet të shuhen përgjithmonë. Vetëm disa muaj më pas u mbajt kongresi i CDU-së në Essen, në fillim të prillit të vitit 2000. Angela Merkel u zgjodh si gruaja e parë në krye të partisë CDU – me 895 vota nga 937 persona sa ishin në kongres.

Pesë vite më vonë ajo u zgjodh edhe kancelarja e parë në historinë e Gjermanisë./DW



Ju sugjerojmë

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
Bota

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

23 Janar, 2026 10:24 pm
E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
Aktualitet

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

23 Janar, 2026 9:06 pm
Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
Bota

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

23 Janar, 2026 8:28 pm
Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
Politikë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

23 Janar, 2026 7:32 pm
Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh
Kryesore

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh

23 Janar, 2026 7:21 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Arrestimi i 5-vjeçarit, J.D Vance: S’do ta linim fëmijën në të ftohtë, ne ndaluam…

23 Janar, 2026 7:14 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

23 Janar, 2026 6:21 pm
TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
Bota

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

23 Janar, 2026 5:11 pm
Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën
Bota

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën

23 Janar, 2026 3:49 pm
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë
Bota

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

23 Janar, 2026 3:07 pm
Para
SHBA detajon planet për të vaksinuar 28 milionë fëmijë të moshës 5-11 vjeç

SHBA detajon planet për të vaksinuar 28 milionë fëmijë të moshës 5-11 vjeç

Sulm me bombë në Damask, humbin jetën 14 persona

Sulm me bombë në Damask, humbin jetën 14 persona

Armë dhe kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Armë dhe kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Itali
















TE FUNDIT

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
23 Janar, 2026

Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhitë dimërore më...

Lexo më shumë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
23 Janar, 2026

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, i ka dërguar përmes një letre Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ku u...

Lexo më shumë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
23 Janar, 2026

Polonia ka njoftuar dërgimin e qindra gjeneratorëve në Ukrainë, ndërsa sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike. Sulmet në sistemin energjetik ukrainas kanë çuar në ndërprerje afatgjata...

Lexo më shumë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
23 Janar, 2026

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi ka mbajtur fjalë e tij gjatë takimit me kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com