Ditën e sotme Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet për incidentet e shënuara gjatë javës së fundit të kampionatit të Kategorisë Superiore dhe kampionateve të tjera.
Për dhunën në ndeshjen mes Bylis dhe Laçit, Disiplina ka vendosur të dënojë me 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti sulmuesin e Laçit, Nwabueze Kyrian Chinazorm.
Për të njëjtën ngjarje janë pezulluar respektivisht me 10 ndeshje dhe 9 ndeshje pezullim, lojtari i Bylis Xhoi Carkanji dhe zyrtari i klubit Ermal Hasimaj./ Opinion.al