Sport

Grushte në Shijak, Korabi denoncon: Të pranishëm dhe zyrtarët e FSHF-së


               Publikuar në : 21:50 - 02/11/19 |
Opi Nion

Korabi mposhti me rezultatin rezultatin 1-2 Erzenin, duke u ngjitur dhe në krye të Kategorisë së Parë.

Por, pas kësaj fitore, Korabi nuk ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tyre. Sipas këtij denoncimi, në përplasjen fizike kanë përfshirë lojtarë si dhe persona të tjerë të cilët kishin ardhur për të parë ndeshjen.

Përmes një videoje të postuar në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, klubi i Korabit denoncoi publikisht dhunën e ushtruar ndaj tyre.

Krahas videos, klubi i Korbatis shkruan; “Këto pamje të turpshme dhe anti-sportive ndodhën sot në Shijak, portieri Vata, lojtarët Zuna, Teqja dhe Kacmoli i cili u ndëshkua me karton të kuq nga stoli kanë goditur lojtarët tonë në sy të vëzhguesit dhe delegatit të FSHF. Denoncojmë publikisht dhunën e ushtruar dhe ju bëjmë thirrje institucioneve dhe medies sportive të reagojnë për të parandaluar veprime të tilla dhe të merren masat e nevojshme për të parandaluar situata të pakëndshme në të ardhmen! Turp!”/ Opinion.al

Pas