Lideri i partisë opozitare në Turqi Kemal Kılıçdaroğlu është sulmuar nga një grup i cili protestonte kundër tij gjatë ceremonisë mortore të një martiri që humbi jetën ditë më parë në kufirin Turqi-Irak.
Kılıçdaroğlu vizitoi rrethin Çubuk të kryeqytetit Ankara, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të martirit Yener Kırıkci, i cili humbi jetën në kufirin Turqi-Irak.
Një grup i cili brohoriste me sloganin “Martirët nuk vdesin, atdheu nuk ndahet, mallkuar qoftë CHP-ja”, sulmuan me grushte dhe shqelma kryetarin e partisë Republikane Popullore.
Lideri opozitar, i cili mbrohej nga njësia e operacioneve speciale, policia dhe xhandarmëria, pasi u mor nga zona, është dërguar në një shtëpi deri në qetësimin e situatës.
Institucionet e Turqisë, përfshi edhe partinë e presidentit Erdogan, e dënuan sulmin ndaj Kılıçdaroğlu duke thënë se dhuna nuk është mënyra se si duhen zgjidhur problemet./Opinion.al
https://www.youtube.com/watch?v=ObSpeDLGBFs